D-Marin vjen në Shqipëri, Rrjeti gjigant i menaxhimit të marinave marrëveshje bashkëpunimi me Vlora Marina

Read Time:1 Minute, 38 Second

Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja e firmosur nga të dyja palët parashikon marrjen përsipër nga ana e D-Marin të të gjitha shërbimeve të nevojshme për funksionimin e portit turistik të Vlorës që po ndërtohet nga e para nga kompania Vlora Marina. Ofrimi i shërbimeve të tilla si ankorim, furnizim me karburant, siguri 24h, mirëmbajtje e mjeteve lundruese, sigurim i paisjeve portative të marinës duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës si dhe shumë të tjera do krijojnë një standard të ri për turizmin blu në vend dhe do e pozicionojnë Vlorën si destinacion të rëndësishëm në Mesdhe. Marina e Vlorës do të jetë jo vetëm një infrastrukturë moderne e ndërtuar krejtësisht nga e para por edhe një hapësirë shërbimesh cilësore të standardeve ndërkombëtare për turistët që preferojnë të udhëtojnë nga deti. Si një hapësirë e hapur për të gjithë, shërbimet e portit do të jenë në funksion të të gjithë turistëve dhe banorëve të Vlorës.

Vanova Strakosha, Drejtore e Përgjithshme e Vlora Marina në fjalën e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky bashkëpunim vendos standarde të reja në mënyrën e menaxhimit të marinave si dhe ofrimit për herë të parë të shërbimeve ekskluzive në Shqipëri.

“ Porti turistik i Vlorës është një investim prej rreth 45 milion euro që do e ndihmojë Vlorën dhe Shqipërinë në rritjen e standardit të ofertës turistike. Për vetë rëndësinë që ka Porti Turistik i Vlorës, nuk mund të mos i kushtonim vëmendjen maksimale partnerit që do ta menaxhojë atë. Prandaj, sot jemi këtu për të kurorëzuar një tjetër bashkëpunim që afron një tjetër emër të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e turizmit në vendin tonë. Kompania D-Marin do të jetë krah nesh në këtë rrugëtim për transformimin e turizmit blu në Shqipëri dhe për vendosjen e standardeve të reja në atë çfarë ofron Shqipëria detare.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post PS mbledh Kongresin më 8 Dhjetor! Zbardhet agjenda
Next post Në bankat malazeze 91 persona kanë depozita mbi një milion euro