
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit e të tjerëve, vazhdon javën tjetër
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka përfunduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së dhe të tjerëve për këtë javë dhe se do të rinis më 11 dhjetor, raporton Express.
Seanca e ardhshme do të mbahet javën tjetër, me fillim nga ora 09:00, ku do ta vazhdojë dëshminë dëshmitarja Sandra Mitchell.
“Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 11 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj”, thuhet në njoftim.
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor #ÇështjaThaçidhetëtjerët #DhomateSpecializuaratëKosovës
https://t.co/KerNrbx1Ne— Dhomat e Specializuara të Kosovës (@Dhomat_e_Spec) December 7, 2023
Ndryshe, javën e ardhshme do të shqiptohet edhe aktgjykimi i apelit kundër Salih Mustafës.
Në njoftim thuhet se seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes faqes së internetit të DHSK-së me një vonesë prej 10 minutash, ose nga galeria publike në mjediset e Gjykatës.
“Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën në bazë të përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror me katër akuza për krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme) të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës. Sipas Aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë dhe roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash. Qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e paraqitura në Aktakuzë.”, thuhet në njoftim.
Të Tjera
Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!
Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari...
MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në...
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN kundërpërgjigjet
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese sot informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Menjëherë kanë reaguar nga VLEN,...
BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse...
Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre,...
Tetovë, mbetjet inerte hidhen kudo
Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke...
Average Rating