
A e dini se stina e dimrit dëmton baterinë e celularit tuaj? Arsyet do t’iu befasojnë
Gjithçka që bëjnë telefonat tanë, është me të vërtetë e mrekullueshme. Por ka një gjë që nuk e bëjnë dot mirë: t’i rezistojnë motit të ftohtë.
Telefonat dhe moti i ftohtë thjesht nuk shkojnë hiç mirë. Temperaturat e ftohta mund ta shterojnë krejt jetëgjatësinë e baterisë dhe mund ta bëjnë telefonin të fiket fare. Shumica e celularëve përdorin bateri litiumi.
Një reaksion kimik brenda baterisë dërgon thërrmija të ngarkuara nëpër të gjithë qarkun e telefonit, dhe kjo gjë e mban atë ndezur. Temperaturat e ftohta e ngadalësojnë këtë reaksion, thërrmijat e ngarkuara ndeshin në një rezistencë më të madhe, dhe teksa ato ngecin, jetëgjatësia e baterisë pëson rënie.
Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht ekuilibrin e përbërësve kimikë që kërkohen për ta mbajtur telefonin të ndezur, dhe kjo është arsyeja përse ndonjëherë të duket sikur treguesi i përqindjes së baterisë së telefonit na gënjen.
Kur ekspozohet në ajër të ftohtë, telefoni mund të thotë se ka 50 përqind bateri, ndërkohë që pas një minute, të fiket fare. Moti i ftohtë mund të ndikojë edhe në pjesë të tjera të celularit, ekrani mund të bëhet i turbullt, sensorët brenda tij mund të humbasin saktësinë, për shkak se ata janë të kalibruar për të punuar në një limit të caktuar temperature. Ndaj bëni kujdes, mos e lini telefonin në makinë natën kur është ftohtë, sepse pa e kuptuar, ai mund të dalë jashtë përdorimi.
Të Tjera
Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar
Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez...
Youtube u përjashtua nga ligji për rrjetet sociale, Meta e TikTok zemërohen me Australinë
Në fund të vitit të shkuar, Australia miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç. Tani Meta, TikTok...
Panairi i industrisë në Spanjë, tërheq vëmendje telefoni i parë me 3 ekrane të palosshme
Në qytetin e Barcelonës në Spanjë vazhdon të mbahet “MWC 2025”, një nga panairet më të mëdha të industrisë në...
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën
Aksionet e ofruesit francez të satelitëve Eutelsat u trefishuan në vlerë gjatë dy ditëve të fundit mes shqetësimeve se qasja...
Imazhet e Tokës nga anija kozmike ” Odysseus” e nisur për në Hënë
Mbërrijnë fotot e para të shkrepura nga landeri privat Odysseus që është nisur për në Hënë. Janë fotot të Tokës,...
Krijuam një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar!
Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime të ngadalta deri në shekujt...
Average Rating