Ja çfarë parashohin pesë ligjet e reja për administratën dhe transformimin digjital
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot kishte takim me gazetarë, ku u diskutua lidhur me zgjidhjet e 5 Propozim-ligjeve nga MSHIA-ja, të cilët u miratuan dje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme të 204-të, me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës miratoi pesë zgjidhje ligjore për reforma në administratën publike dhe transformimin digjital të shtetit. Me këto vendime ligjore, legjislacioni vendas dhe ai evropian harmonizohet sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe iniciativës së përbashkët të OECD-së dhe BE-së, SIGMA.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës propozon që këto zgjidhje ligjore të miratohen në procedurë të shkurtuar dhe me flamurin e BE-së.
Ligji për nëpunësit administrativë do të kontribuojë në Reformat e Administratës Publike dhe krijimin e administratës profesionale, të motivuar dhe të depolitizuar. Ligji i përcakton qartë kompetencat e nëpunësve administrativë dhe i përforcon kushtet, procedurat dhe funksionalitetet e të gjitha organeve në institucione. Me formimin e komisioneve përkatëse dhe profesionale, krijohen kushtet lidhur me procedurat e duhura për punësimin e nëpunësve administrativë. Gjithashtu, me zgjidhjen ligjore saktësohet procedura e zhvillimit të karrierës, sistem i ri i përllogaritjes së pagave, motivimi plotësues i të punësuarve dhe avancimi i punës dhe kapaciteteve profesionale të administratës, si dhe për herë të parë vendoset shtesa për “mbajtjen” e nëpunësve administrativë.
Zgjidhja e dytë ligjore, i referohet të punësuarve në sektorin publik dhe me të rregullohet Njësia Organizative për Udhëheqjen me Burimet Njerëzore dhe Rrjeti i Njësive Organizative për Udhëheqjen e Burimeve Njerëzore në institucionet e sektorit publik, të cilat deri më tani ishin të rregulluara me Ligjin e Nëpunësve Administrativë. Ligji e përcakton parimin e ndalimit të diskriminimit dhe parimin e përdorimit të gjuhëve dhe alfabeteve, e përcakton Kodin Etik për të Punësuarit në Sektorin Publik, mundëson qasje të njëjtë të vendeve të punës në sektorin publik, profesionalizëm dhe kompetenca, përfaqësim të drejtë dhe adekuat, barazi gjinore dhe inkluzivitet, i rregullon emërtimet/titujt dhe nëngrupet në pjesën e klasifikimit të vendeve të punës dhe saktësohet mundësia e sistematizimit dhe atë dy herë në vit, deri në më së shumti 50% të ushtruesve të detyrave për të cilat janë siguruar mjete financiare për pagat dhe kompensimet e pagave në buxhetin e institucionit. Ligji ndalon punësimin nëpërmjet agjencive të punësimit të përkohshëm dhe punësimin me afat të caktuar në pozita drejtuese. Në procedurën e punësimit duhet të zgjidhet gjithmonë kandidati i ranguar më mirë.
Ligji për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit dhe Transformimit Digjital siguron nivel të lartë të sigurisë kibernetike, ndërtim dhe zhvillim të infrastrukturës komunikuese-informuese, transformimit të sektorit publik më efikas dhe më efektiv, shkallë të lartë e qasjes së hapur për t’u siguruar zgjidhje inovative softverike dhe të sigurohen trajnime për sigurinë kibernetike dhe aftësite digjitale për të punësuarit në sektorin publik dhe qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo zgjidhje ligjore parashikon themelimin e Agjencisë për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe transformimit digjital në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcaktohen masat për menaxhimin me rreziqet dhe krizat e sigurisë, definohen obligimet për njoftimin dhe shkëmbimin e informacioneve që lidhen me sigurinë kibernetike, transformimin digjital të sektorit publik dhe rregullon edhe çështje të tjera që lidhen me rrjetet dhe sistemet e informacionit dhe transformimit digjital të sektorit publik.
Në përgjithësi, kjo zgjidhje ligjore ka të bëjë me sigurinë kibernetike dhe transformimin digjital të sektorit publik. Zgjidhjet për sigurinë kibernetike janë të përputhje me Direktivën NIS2 2022/2555 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës nga 14 dhjetori i vitit 2022. Me këtë zgjidhje, Agjencia do të jetë trup rregullator për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në rolin e personit juridik me autorizime publike të përcaktuara me këtë ligj. Gjithashtu, Agjencia do të kryejë edhe punë profesionale dhe zhvillimore në sferën e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe nga sfera e transformimit digjital në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo do të jetë e pavarur në kryerjen e kompetencave të saja të vërtetuara me këtë zgjidhje ligjore, për çka do të jep llogari para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë, nëpërmjet konkursit publik do te zgjidhen nga Qeveria.
Transformimi digjital i sektorit publik ka të bëjë me organet e administratës shtetërore, përveç oorganeve të administratës shtetërore nga sfera e sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Transformimi digjital ka të bëjë edhe për institucionet tjera nga sektori publik me kërkesën e tyre në pajtueshmëri me këtë ligj dhe Planin për transformimin digjital të sektorit publik.
Ligji për Përkryerjen Profesionale dhe Trajnimin e Nëpunësve Administrativë, që kaloi në seancën e djeshme qeveritare, do të siguroje zbatimin e parimeve të Hapësirës Administrative Evropiane te administrata vendore me Kushtetutën dhe ligjet e RMV-së. Përkatësisht, nëpunësit administrativë do të fitojnë njohuri dhe aftësi në përputhjeme kolegët e tyre evropian. Ky ligj, për herë të parë në historinë e administratës sonë, në mënyrë sistematike i rregullon dhe në mënyrë profesionale i përfshin trajnimet profesionale për përkryerjen e nëpunësve administrativë. Gjithashtu, për herë të parë do të formohet Qendra për Përkryerje Profesionale dhe Trajnimin e Nëpunësve Administrativë me sfera tematike të definuara qartë që lidhen me reformat e administratës publike dhe me digjitalizimin. Qendra do të sigurojë trajnime për të gjithë nëpunësit në varësi të nevojave të institucioneve dhe teknologjive të reja në administratën publike. Qendra do të punoje me Këshillin Programor dhe Komisionin Testues si trupa profesional.
Secili nëpunës i cili për herë të parë krijon marrëdhënie pune në administratën publike do të jetë i obliguar që t’i kalojë 120 orë trajnim nga 10 sfera tematike në afat prej një viti. Pastaj, nëpunësi obligohet që t’i nënshtrohet provimit me shkrim dhe me gojë para Komisionit që do të siguroje profesionalizimin e nëpunësve administrativë.
Qeveria, dje i miratoi edhe propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Menaxhimin Elektronik dhe Shërbimet Elektronike me çka u mundësua që të shfrytëzohen infrastruktura dhe kapacitetet kadrovike të SH.A. “Postat e Maqedonisë të Maqedonisë së Veriut” – Shkup, në tërë territorin e shtetit. Me këtë, do të mundësohet një sportel i veçantë i caktuar, ku qytetarët do të shërbehen dhe do t’i marrin shërbimet që i ofron modeli “Një Pikë Shërbimi”. Në këtë mënyrë, do të sigurohet një numër më i konsiderueshëm i shërbimeve elektronike për qytetarët, të disponueshme nëpërmjet Qendrave të “Një Pikë Shërbimi”.
Average Rating