Mbipesha, shkaktari kryesor i sëmundjes së diabetit
Mbipesha, sipas ekspertëve, përshkruhet si një ftesë e hapur për shfaqjen e diabetit të tipit 2.
8 Simptomat e pazakonta të diabetit të tipit 2:
I njëjti studim thotë se përveç simptomave të njohura, sëmundja e diabetit të tipit 2 shoqërohet edhe me disa simptoma të tjera befasuese.
Bëhet fjalë për:
Erë e gojës me shije frutash
Infeksione të përsëritura urinare
Të përziera e të vjella
Dhimbje në krahë e në këmbë,
Mjegullim të shikimit
Rënie të beftë nga pesha
Luhatje humori të pashpjegueshme.
Mbipesha dhe sëmundjet e tjera
Përveç diabetit, ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
Sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
Presioni i lartë i gjakut
Sëmundjet kancerogjene
Vështirësi në frymëmarrje
Dhjamosja e mëlçisë
Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje problematike dhe mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.
Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor. Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.
Regjimi mesdhetar për një rënie të shëndetshme nga pesha
Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme. Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mbipeshën është ai Mesdhetar. Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.
Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut.
Të Tjera
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Disa rajone në Maqedoni në fazë portokalli, qeveria miratoi disa rekomandime
Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër janë në fazë portokalli, pasi Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak...
Pse nuk duhet të konsumojmë pije të gazuara, ja si na dëmtojnë shëndetin
Konsumimi i pijeve të gazuara është i dëmshëm për shëndetin. Më poshtë po ju sjellim disa arsye pse: Sheqeri -...
Fëmijët që konsumojnë pije energjike janë më të prirur ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor
Një studim i fundit nga Universiteti i Newcastle dhe Teesside ka zbuluar se fëmijët që konsumojnë pije energjike janë më...
Kura shekullore për pastrimin e gjakut dhe forcimin e imunitetit
Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme....
Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë
Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, që ndihmon në pastrimin e trupit, përthithjen e ushqyesve e shumë më tepër....
Average Rating