Misteri i gropës më të thellë të Tokës dhe arsyeja pse u mbyll nga rusët

Read Time:1 Minute, 31 Second

Ambicia e Kinës në eksplorimin e “puseve super të thella” e ka inkurajuar gjigantin aziatik të hapë një pus 11 kilometra të thellë me qëllim eksplorimin dhe kuptimin më të mirë të nëntokës, si dhe gjetjes së burimeve të naftës. Por, ky nuk është pusi më i thellë në histori.

Bashkimi Sovjetik mori përsipër sfidën e eksplorimit të thellësive të Tokës në vitin 1970, me qëllimin e guximshëm për të arritur thellësinë 15 kilometra. Duke përdorur pajisje shpimi si Uralmash-4E dhe Uralmash-15000, u shpuan disa puse, ku SG-3 ishte më i thelli nga të gjithë. Pas nëntë vitesh punë të palodhur, më 6 qershor 1979 u thye rekordi i thellësisë i vendosur nga pusi Bertha Rogers në Shtetet e Bashkuara, me 9583 metra.

Në vitin 1983, thellësia arriti në 12 000 metra (12 km) dhe shpimi u ndal për një vit për të lejuar specialistët të vizitojnë vendin. Edhe pse gërmimet rifilluan në vitin 1984 me një ritëm më të ngadaltë, një incident fatkeq ndodhi më 27 shtator 1985, kur një pjesë e pusit u shemb dhe 5000 metra tokë u mbushën.

Zhgënjimi ishte i madh, pasi shpimi duhej të rifillonte nga 7000 metra. Megjithatë, me një përpjekje të fundit në vitin 1989, u arrit thellësia mbresëlënëse prej 12 262 metrash. Optimizmi u shua kur, teksa iu afruan qëllimit të 15 mijë metrave, hasën në surpriza të papritura. Temperaturat u rritën në 185°C, dyfishi i parashikimit dhe shkëmbi në ato thellësi doli të ishte më pak i dendur se sa imagjinohej, duke lejuar rrjedhjen e vazhdueshme të baltës dhe hidrogjenit, duke krijuar kushte të pamundura.

Duke pasur parasysh pamundësinë e vazhdimit në kushte të tilla, shpimi u ndal pak para rënies së Bashkimit Sovjetik, duke u mbyllur përfundimisht në vitin 1995. Vrima mbetet e mbyllur edhe sot e kësaj dite.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Çfarë tregon data juaj e lindjes për karakterin tuaj? Zbulojeni tani
Next post Çfarë bote na pret deri në vitin 2050?