
Faton Ahmeti: Rinia gjithmonë me BDI-në, në sfida dhe suksese
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, njëherazi edhe Kryetar i Degës në Tetovë Faton Ahmeti, ka njoftuar se dega të cilën ai e udhëheqë ka filluar me mbajtjen e Këshillave Vendor të Forumit Rinorë të BDI-së.
Ahmeti njofton se sot është zgjedhur kryesia dhe kryetari i Këshillit Vendor të FRBDI-së në lagjen Shkumbin, duke shtuar se ky takim ka kaluar në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe se besimin për të udhëhequr me rininë në këtë lagje e ka marr Berin Fetahi.
“Sot filloi procesi i zgjedhjeve në këshillat vendor të forumit rinor në Bashkimin Demokratik për Integrim, dega Tetovë. Në një atmosferë fantastike u zgjodhën anëtarët e kryesisë së këshillit vendor “Shkumbini”, të FRBDI.
Në këtë Kuvend u zgjodh Kryesia e Këshillit vendor të Forumit Rinor të lagjes “Shkumbin”, ndërsa kryetar i tyre zgjodh Berin Fetahi, i cili u zotua se bashkërisht do të jenë të përkushtuar në udhëheqjen dhe organizimin e të rinjve.
Të ri dhe të reja ambicioze, me potencial dhe dëshirë për të qenë pjesë proceseve më të rëndësishme të shtetit tonë, kanë shprehur gatishmëri për të qenë së bashku me familjen më të madhe politike në vend, me BDI-në, në sfida dhe suksese.
#Bashkë, me rininë, për rininë, ndërtojmë ardhmërinë. #FRBDI , #DegaTetovë , #BashkimiDemokratikPërIntegrim , #Tetovë” ka shkruar Sekretari i Përgjithsëm i BDI-së, njëherazi edhe kryetar dege në Tetovë, Faton Ahmeti.
https://www.facebook.com/faton.s.ahmeti/posts/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating