Ahmeti: Ditë zie për sportin

Read Time:44 Second

Sekretari gjeneral i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes rrjetit social “Facebook” ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së dy ish-futbollistëve të Shkëndisë së Tetovës, Haqim Memedi dhe Ivan Çelikoviç.

Të dy të ndjerët, kanë qenë futbollistë të Shkëndija 79 në periudha të ndryshme të kohës. Memdi ka qenë pjesë e pleadës së vjetër të futbollistëve të Shkëndisë, që në fillimet e saj. Ndërsa Çelikoviç ka qenë pjesë e klubit në periudhën e mëvonshme. Të dytë kanë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Statusi i plotë i Ahmetit:

“Ditë zie për sportin!
Jemi të tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të dy ish-futbollistëve të Shkëndisë së Tetovës, Haqim Memedi dhe Ivan Çelikoviç. Të dy, në periudha të ndryshme, kanë sjellë momente të veçanta dhe emocionuese për publikun dhe qytetin në përgjithësi.
Ju shpreh ngushëllimet e mia familjarëve, shoqërisë dhe të gjithë dashamirëve të sportit”, shkruan Ahmeti.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Spasovski: Hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk mund të bëhet në media, por në Prokurori
Next post Shaqiri: Komuna e Tetovës e largoi drejtorin e shkollës me presion politik