
LSDM: Mitreski kryetari i Kuvendit, Zeçeviq shef i shtabi zgjedhor
Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, 100 ditë para zgjedhjeve do të jetë kryetar i ri i Kuvendit. Siç tha zëdhënësi i partisë Darko Kaevski, Mitreski është zgjedhja e partisë për kryeparlamentarin e ri sepse është deputet me përvojë shumëvjeçare, i ndershëm, punëtor dhe i përkushtuar ndaj qytetarëve dhe shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai po ashtu informon se si konkluzion i dytë i Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, sekretari i përgjithshëm i partisë ngarkohet që të përgatisë një plan për procedurën, mënyrën dhe kriteret për zgjedhjen e kandidatit për kryetar për zgjedhjet presidenciale, sipas Statutit të partisë.
“Si konkluzion të tretë, Bordi Ekzekutiv propozoi sekretarin e përgjithshëm Mile Zeçeviq Vardarski për shef të shtabit qendror zgjedhor të LSDM-së. LSDM është gati dhe shkon në zgjedhje për fitore të dyfishtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. LSDM do të propozojë kandidatin fitues për president dhe do të formojë Qeverinë e ardhshme pro-evropiane”, shtoi Kaevski.
Mbrëmë është marrë vendimi me të cilin kryetari i partisë Kovaçevski autorizohet që të fillojë bisedimet përgatitore dhe konsultimet me partitë parlamentare për qeverinë teknike.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating