
Yjet që po refuzojnë ta udhëheqin ngjarjen “Golden Globe”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” që u transmetua në NBC janarin e kaluar (e udhëhequr nga Jerrod Carmichael) pësoi vlerësimet e dyta më të ulëta të të gjitha kohërave me 6.3 milionë shikues gjithsej, një rënie prej 26% nga ceremonitë e mëparshme.
Kjo ceremoni ndoshta mund të përdorë ndihmën e një udhëheqësi me emër të madh për ta përmirësuar këtë gjë ani pse nuk dihet a do të mbahet më, raporton CNN.
Shumë të famshëm kanë refuzuar ta udhëheqin programin duke përfshirë dy aktoret që janë mike të ngushta, Tina Fey dhe Amy Poehler. Ato patën udhëhequr spektaklin katër herë dhe patën thënë se nuk do ta bëjnë më.
Ofertën e kanë refuzuar edhe Will Arnett, Sean Hayes dhe Jason Bateman, të cilët bashkë-udhëheqin podcastin “SmartLess”. Këtë lajm për CNN e kanë konfirmuar burime të afërta me ta.
Aktorja Ali Wong gjithashtu është ofertuar dhe një burim i afërt me të ka thënë se ka refuzuar.
Dhe Chris Rock që dy herë udhëhiqi çmimet “Oscar” gjithashtu ka refuzuar ta udhëheq “Golden Globes”.
Rock, të cilit iu kërkua gjithashtu të udhëhiqte spektaklet e mëparshme të “Golden Globes”, mori pjesë për herë të fundit në një shfaqje të madhe çmimesh në vitin 2022, kur ai u godit gjatë ceremonisë së “Oscars” nga aktori Will Smith pasi Rock tha një shaka që i referohej betejës së Jada Pinkett Smith (gruas së Will Smithit) me alopecian.
Rock ka të ngjarë të jetë i nominuar në ceremoninë e ardhshme në kategorinë e re të performancës më të mirë në “stand-up komedi” për specialen e tij që u transmetua në platformën Netflix, “Chris Rock: Selective Outrage”.
Të Tjera
Paralajmërimi i Trumpit/ Hamasi: Pengjet do të lirohen vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm
Hamasi i është përgjigjur paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për lirimin e pengjeve. Në reagimin e tij, Hamasi ka...
Zelensky nga Brukseli: Ju qëndruat pranë nesh, jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm
Në samitin urgjent të BE-së në Bruksel për Ukrainën dhe mbrojtjen e kontinentit, ka mbërritur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky....
Trumpi hap rrugën për dëbimin e mbi 200,000 ukrainasve nga SHBA-ja
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që...
Huawei prezanton smartfonin e parë që paloset në tresh
Kompania kineze i është “përgjigjur” Apple – e cila sapo prezantoi iPhone 16 të ri – me një smartphone që...
Miteva: Shifrat pasqyrojnë performancat ekonomike stabile – BPV për 2024 është 2.8% dhe IDH arritën mbi 1 miliard euro
Që nga dita e parë, Qeveria jonë është e përkushtuar në ndërtimin e një ekonomie të fuqishme, stabile dhe prosperuese,...
LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët
Partia maqedonase në opozitë LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se “Qeveria e Hristijan Mickoskit po shijon luksin mbi...
Average Rating