
Yjet që po refuzojnë ta udhëheqin ngjarjen “Golden Globe”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” që u transmetua në NBC janarin e kaluar (e udhëhequr nga Jerrod Carmichael) pësoi vlerësimet e dyta më të ulëta të të gjitha kohërave me 6.3 milionë shikues gjithsej, një rënie prej 26% nga ceremonitë e mëparshme.
Kjo ceremoni ndoshta mund të përdorë ndihmën e një udhëheqësi me emër të madh për ta përmirësuar këtë gjë ani pse nuk dihet a do të mbahet më, raporton CNN.
Shumë të famshëm kanë refuzuar ta udhëheqin programin duke përfshirë dy aktoret që janë mike të ngushta, Tina Fey dhe Amy Poehler. Ato patën udhëhequr spektaklin katër herë dhe patën thënë se nuk do ta bëjnë më.
Ofertën e kanë refuzuar edhe Will Arnett, Sean Hayes dhe Jason Bateman, të cilët bashkë-udhëheqin podcastin “SmartLess”. Këtë lajm për CNN e kanë konfirmuar burime të afërta me ta.
Aktorja Ali Wong gjithashtu është ofertuar dhe një burim i afërt me të ka thënë se ka refuzuar.
Dhe Chris Rock që dy herë udhëhiqi çmimet “Oscar” gjithashtu ka refuzuar ta udhëheq “Golden Globes”.
Rock, të cilit iu kërkua gjithashtu të udhëhiqte spektaklet e mëparshme të “Golden Globes”, mori pjesë për herë të fundit në një shfaqje të madhe çmimesh në vitin 2022, kur ai u godit gjatë ceremonisë së “Oscars” nga aktori Will Smith pasi Rock tha një shaka që i referohej betejës së Jada Pinkett Smith (gruas së Will Smithit) me alopecian.
Rock ka të ngjarë të jetë i nominuar në ceremoninë e ardhshme në kategorinë e re të performancës më të mirë në “stand-up komedi” për specialen e tij që u transmetua në platformën Netflix, “Chris Rock: Selective Outrage”.
Të Tjera
Mes protestave dhe tensioneve politike në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të...
Izrael, të paktën 8 të vrarë dhe 103 të plagosur pasi Irani lëshon një valë të re raketash
Të paktën 8 persona u vranë dhe 103 u plagosën në sulmet me raketa iraniane që synonin Izraelin mëngjesin e...
Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon
Mbi 140 nxënës të shkollës fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës e mbyllën javën me bojkot...
Rasti ‘Onkologjia’ Shkup: Prokuroria kërkoi paraburgim për dy ish-drejtorët, Vasev dhe Nuhi
Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me akuzat e ngritura në rastin “Onkologjia”, dje i dorëzoi Gjykatës Themelore Penale Shkup...
KSI rekomandoi vetë-izolim dhe mbikëqyrje për personat e prekur me linë e majmunëve
Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me dy rastet e konfirmuara të lisë e majmunëve, në...
Kallas në Shkup: Maqedonia e Veriut vendin e ka në BE
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, në...
Average Rating