“Guardian”: 26% e evropianëve e duan Maqedoninë e Veriut në BE, mbështetje më të vogël ka për Kosovën
Evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, pavarësisht kostove dhe rreziqeve, por ka mbështetje të vogël për një zgjerim të mundshëm të bllokut për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. Këto janë rezultatet e sondazhit të raportuar nga gazeta britanike “Guardian”.
Sondazhi tregon se mbështetja për hyrjen e Ukrainës ishte më e larta në Danimarkë (50%) dhe Poloni (47%), me opinion të ndarë në Rumani (32% pro, 29% kundër), Gjermani (37% pro, 39% kundër) dhe Franca (29% pro, 35% kundër). Në Austri opozita ishte 52 për qind.
45% e të anketuarve janë të shqetësuar se pranimi i Ukrainës do të ketë një ndikim negativ në sigurinë e BE-së, krahasuar me 25% që mendojnë se do ta përmirësojë atë, ndërsa 39% besojnë se hyrja e Kievit do të ndikojë negativisht në sigurinë e vendit të tyre.
closevolume_off
Shumë evropianë nuk shohin asnjë përfitim ekonomik nga anëtarësimi i Ukrainës. Ndërsa 43% e të anketuarve në Poloni dhe 37% në Rumani panë një ndikim pozitiv në ekonominë e BE-së, 54% në Danimarkë dhe 46% në Austri parashikuan se do të ketë shpenzime me anëtarësimin e Kievit në BE.
Ka një ndarje të qartë midis vendeve anëtare të BE-së “të vjetra” dhe “të reja” për sa i përket zgjerimit. Të anketuarit në Austri (53%), Gjermani (50%) dhe Francë (44%) thonë se BE-ja nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj. Në të kundërt, në Rumani shumica (51%) dhe në Poloni (48%) besojnë se BE-ja duhet të zgjerohet.
Sondazhi tregoi kundërshtim të fortë ndaj mundësisë së anëtarësimit të Turqisë në BE, me 51 përqind të të anketuarve në gjashtë vendet kundër idesë dhe më pak se një në pesë të anketuar mbështesin çdo lëvizje përpara për anëtarësimin e Turqisë.
Sondazhet treguan se evropianët kanë një qëndrim të ftohtë ndaj anëtaërsimit në BE të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me më pak se 30% mbështetje.
Mbështetja për anëtarësim është më e ulët për Kosovën, me 20% “pro” dhe 37% kundër, Shqipërinë (24% “pro”, 35% kundër), Serbinë (25% pro, 35% kundër) dhe Gjeorgjinë (25% pro, 31% kundër).
Për Maqedoninë e Veriut 26% e të anketuarve janë “pro” pranimit në BE, ndërsa 27% kundër, për Bosnjë dhe Hercegovinën (28% “pro”, 29% kundër), për Moldavinë (30% “pro”, 28% kundër) dhe për Malin e Zi (30% “pro” dhe 25% kundër) anëtarësimit në BE
Average Rating