Mjekët apelojnë për vaksinim kundër fruthit

Read Time:1 Minute, 15 Second
Nuk ka asnjë dëshmi relevante se vaksina kundër fruthit mund të shkaktojë autizëm, por ajo vetëm mund të shpëtojë jetë. Kështu thonë specialistët e fushës, duke u bërë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre 1 dhe 6 vjeçarë, dhe mos i ekspozojnë ata në rrezik për infektim me fruthin, linë apo rubeolën. Mjekët specialistë dhe epidemiologët alarmojnë për numër të ulët të të vaksinuarve në vend dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të përballet me epidemi.   “Unë kam punuar edhe në shëndetësinë primare, dhe për atë periudhë kam patur pacientë, prej të cilëve 11 fëmijë ishin me forma të ndryshme të autizmit. Asnjëri prej tyre nuk ishte i vaksinuar. Asnjëri….Kështu që asesi tek ata nuk mund të bëhej ndonjë lidhje me efektin e vaksinës MMR,” tha Liljana Kojiq, specialist e pediatrisë. Zllate Mehmedoviq, nga Komisioni për sëmundje infektive thotë se të gjitha dezinformatat që qarkullojnë lidhur me këto vaksina, si burim kryesor e kanë një studim të rrejshëm “shkencor” të publikuar 25 vite më parë në të cilin pretendohej se vaksinat MMR shkaktojnë autizëm tek fëmijët.  “E shihni se shpesh ndodhë mjekët të thonë se vaksinimi nuk është i sigurt gjë që nuk guxon të ndodhë. Është një shpërlarje truri. Mjekë që punojnë në bazë të mjekësisë nuk guxojnë ta bëjnë këtë pasi kemi harxhuar aq shumë para dhe mund për të dëshmuar se vaksinat janë të sigurta dhe të dobishme për njerëzimin, dhe këtë e vërtetojnë mijëra studime përgjatë viteve,” deklaroi Zllate Mehmedoviq, Komisioni për Sëmundje Infektive.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Pavarësisht zërave për mungesë të ekzemplarëve, MPB-ja thotë se qytetarët pajisen me dokumente
Next post EDITORIAL/ A mund ta zbehin namin historik të kryeministrit të parë shqiptar, ata që mendojnë njëjtë si “Levica”?