
Kovaçevski: Kryeministri shqiptar është legjitim, ligjet duhet të respektohen!
Ligji nuk po shkelet sepse sot dhe qeveria e kaluar është qeveri koalicioni. Po të shikosh mandatin që jep presidenti i vendit, ia jep një koalicioni që ka të paktën 61 deputetë. Pra, asgjë nuk po shkelet, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i pyetur se a po shkelet ligji për Qeverinë me faktin se për kryeministër të ri teknik propozohet kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e jo dikush nga LSDM.
Ai theksoi se gjithçka që është paraparë është e paraparë me ligj dhe nuk mund të ketë improvizim me të.
“Nuk mund të kërkojmë që të respektohen disa ligje dhe të shohim se çfarë të bëjmë me ligjet e tjera nëse nuk respektohen. Ligjet ekzistojnë për t’u respektuar”, tha Kovaçevski.
Ai përkujtoi se është obligim i të gjitha partive politike që të marrin pjesë në një qeveri që duhet t’i zhvillojë zgjedhjet në nivel teknik, duke theksuar se sipas ligjit, të gjitha partitë duhet të delegojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike që do të punojë për 100 ditë.
Shumica në pushtet propozon që kryeministër në parazgjedhje të jetë kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi, ndërsa postin e kryetarit në Kuvend të jetë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
VMRO-DPMNE në ditët në vijim do të vendos nëse do të propozojë ministrat dhe zëvendësit e saj në Qeverinë teknike, e cila duhet të fillojë të funksionojë nga 28 janari i vitit të ardhshëm.
Të Tjera
Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!
Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari...
MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në...
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN kundërpërgjigjet
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese sot informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Menjëherë kanë reaguar nga VLEN,...
BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse...
Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre,...
Tetovë, mbetjet inerte hidhen kudo
Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke...
Average Rating