
Kovaçevski: VMRO-DPMNE duhet të propozojë ministra në MPB dhe MPPS
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha sot se ai do jep dorëheqje nga posti i kryeministrit, ndërsa VMRO-DPMNE duhet të propozojë ministrat e saj në qeverinë teknike.
“Ky është obligim ligjor, siç është obligim ligjor që 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, kryetari i Qeverisë të jep dorëheqje, që unë do ta përmbush obligimin tim ligjor, siç e kanë bërë kryetarët tjerë të Qeverisë”, tha mes tjerash sot kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski në pyetjen se çfarë do të ndodhte në rast se VMRO-DPMNE-ja e bojkoton pjesëmarrjen në qeverinë teknike.
Kovaçevski thotë se ky veprim i VMRO-DPMNE-së do të “njolloste procesin zgjedhor”.
“Nga VMRO-DPMNE duhet të propozojnë ministër në MPB, ministër në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe partitë tjera politike siç theksohet në ligj, këtu flasim tashmë për ato që vijnë nga pushteti, të propozojnë zv. ministra shtesë në Punë dhe Politikë Sociale në këtë rast, ndërsa nga VMRO-DPMNE të propozojnë zv. ministër shtesë në Ministrinë e Financave, në Ministrinë për Bujqësi, dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, shtoi Kovaçevski.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating