
Mariçiq: Ikja e opozitës nga përgjegjësia është frika nga humbja e zgjedhjeve
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se nëse VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në qeverinë teknike, atëherë ajo do do ti shmanget detyrimit ligjor.
“Talat Xhaferi ka njohuri dhe përvojë për të udhëhequr një qeveri teknike dhe prandaj do të marrë mbështetjen tonë pa hezitim. Në disa kushte të vështira parlamentare, në një bllokadë aktive të opozitës, ai luftoi dhe u mundua për të pasur një parlament sa më funksional”, tha zv. Bojan Mariçiq për “Sitel”.
Ai shtoi se nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në qeverinë teknike, po i shmanget detyrimit ligjor.
“Përkatësisht, nga viti 2015 e tutje kemi qeverinë e Përzhinos dhe ajo qeveri është garanci se do të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe është obligim ligjor. Ikja e opozitës nga përgjegjësia është frika e humbjes në zgjedhje”, përfundoi Mariçiq.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating