
Bekteshi: Nuk do të ketë fatura më të shtrenjta të rrymës për amvisëritë nga 1 janari
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë sot se nga 1 janari nuk do të ketë fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike për amvisëritë, transmeton Portalb.mk.
Sa i përket kërkesës së kompanive energjetike, Bekteshi thotë se mund të kërkojnë edhe 500% të shpenzimeve që raportojnë, por Komisioni Rregullator i Energjetikës do të ketë vendim se sa nga ato shpenzime do të pranojë.
“27% nuk është pretendim i madh nëse krahasojmë me vitet e kaluara nga MEPSO dhe nga distribucioni i EVN-së dhe EVN Home, ato nuk do të pranohen dhe prandaj deklarova se çmimi për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nuk do të rritet nga 1 janari, përkundrazi, do të ketë mundësi shtesë që ato të ulen me tarifën e lirë”, thotë Bekteshi.
Dy ditë më parë, kreu i KRRE-së Marko Bislimoski tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike, nëse pranohen kërkesat e kompanive, mund të jetë për 27 për qind. Sipas Bislimoskit, deri më tani MEMO, MEPSO dhe “Elektrodistribucija” kanë dorëzuar kërkesa për çmime, por disa nga ato kërkesa janë jo të plota dhe për këtë arsye nuk mund të thuhet saktësisht se sa kanë kërkuar.
“Tenderi për blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në MEPSO duhet të përfundojë deri në fund të kësaj jave dhe po ashtu ‘Elektrodistribucia’ e ka dorëzuar kërkesën para se të zbatojë tenderin e tyre, prandaj kërkesa e tyre nuk përfshin të dhënat për koston e blerjes së energjisë elektrike për të mbuluar humbjet. Prandaj KRRE nuk mund të thotë saktësisht se sa ka kërkuar MEPSO dhe sa ka kërkuar ‘Elektrodistribucia’”, tha Bislimoski në konferencën e sotme për media.
Ai po ashtu tha se nga tenderi për furnizuesin universal ka informacione se EMV ka ofruar çmim dhe tashmë është një çmim që do të realizohet nga 57 euro për megavat orë në vend të 53 eurove të mëparshme për megavat orë dhe në vend që të sigurohet nevojat totale prej 100 për qind për familjet dhe konsumatorët e vegjël, do të jenë 95 për qind.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating