
Çashkë/ Vazhdon bojkoti i mësimit nga ana e prindërve të nxënësve maqedonas
Bojkoti i mësimit nga ana e prindërve të nxënësve maqedonas në shkollën fillore “Todor Janev” të Çashkës ka vazhduar edhe sot, shkruan Alsat.
Protestat u zhvilluan jashtë oborrit të shkollës duke kërkuar sërish shfuqizimin e paraleles shqipe për klasën e parë dhe kthimin e ingerencave të arsimit komunës Çashkë. Kujtojmë së një ditë më parë, pikërisht në këto protesta u sulmua në mënyrë verbale dhe kishte tentime edhe për sulme fizike ndaj drejtoreshës së shkollës Elena Nikollova.
Për këtë sulm ndaj drejtoreshës MPB tha se janë duke u ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura nga SPB Veles për zbardhjen e rastit dhe sipas MPB-së, pas kompletimit të dokumentacionit të plotë, do të vijojë dorëzim përkatës. Protesta në Çashkë ka nisur më 23 nëntor për shkak të vendimit të hapjes së paraleles në gjuhën shqipe për klasën e parë.
Sipas këshillit të prindërve paralelja është hapur pa respektuar procedurat ligjore dhe pa miratimin e këshillit të prindërve. Ndërkohë, nga ministria e Arsimit tashmë disa here kanë përsëritur se paralelja shqipe ka zbatuar të gjitha procedurat e duhura ligjore.
Në shkollën fillore të Çashkës, ka mbi 70 nxënës shqiptarë të cilët janë të detyruar të mësojnë maqedonisht nga klasa e parë deri në të 9, për shkak të mungesës së mësimit në gjuhën amtare. / Alsat.mk
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating