Kovaçevski: Forcat pro-ruse penguan nisjen e bisedimeve me BE-në

Read Time:2 Minute, 30 Second

Kovaçevski tha se nga ky samit nuk ka asgjë të re lidhur me Maqedoninë e Veriut, për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve të saj me Bullgarinë.

Bashkimi Evropian përsëriti angazhimin e tij për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor bazuar te reformat e besueshme nga partnerët, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit.Në samitin e BE-së mospajtime rreth Ballkanit Perëndimor
Për ngecjen e radhës në procesin e integrimit evropian, kryeministri maqedonas fajësoi opozitën, duke e quajtur “pro-ruse dhe anti-evropiane”.

“Mund të vinim në Bruksel edhe si fitimtarë dhe zëshëm të themi se ne vazhdojmë me hapjen e kapitujve që kanë të bëjnë me bisedimet me BE-në dhe kështu të vazhdonim rrugën e integrimit evropian. Por, u vërtetua se pengesa e vetme që kjo të mos arrihet është koalicioni pro-rus, anti-BE dhe anti-NATO, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja dhe partia e ‘E Majta’. Qytetarët tanë kishin mundësinë të binden se këta politikanë ua kanë hequr atyre mundësinë që sa më shpejt t’i bashkohen familjes progresive evropiane”, u shpreh Kovaçevski para mediave maqedonase në Bruksel.

Por, Kovaçevski tha se Brukseli ka konfirmuar angazhimin e tij për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe se në momentin që do të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare, që nënkupton edhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Në Bruksel për shtetin tonë kishte debate pozitive dhe nga liderët evropianë morëm mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së. Kjo shumë qartë është theksuar edhe në konkluzionet e BE-së ku thuhet se me Maqedoninë e Veriut menjëherë pasi të përmbushet kushti për ndryshimet kushtetuese, do të mbahet mbledhja e dytë ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut mbetet BE-ja dhe se nga kjo rrugë nuk do të ketë heqje dorë.

Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja hodhi poshtë akuzat e Kovaçevskit duke e akuzuar qeverinë e tij për përfshirje në “krim të organizuar dhe korrupsion”.

Nga kjo parti thonë se ngecjet kryesore në integrimin evropian kanë të bëjnë me “politizimin dhe kriminalizimin e institucioneve”.

“Akuzat e tilla janë vetëm arsye për të fshehur dështimin e Maqedonisë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë fajtore janë Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Kjo qeveri është lidere në krim, thelbi i të gjitha problemeve. Niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit ekziston në krye të pushtetit, por ekziston edhe në të gjitha segmentet e tjera të shoqërisë. Praktikisht, nuk ka asnjë sektor në shtet në të cilin nuk ka korrupsion”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO DPMNE-së.

Nga kjo parti thanë se nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kërkon garanci nga BE-ja se nuk do të ketë kushte të reja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Dy vajza të mitura në Strugë humbin kontaktin me familjen, policia nis hetimet
Next post Durmo Turs – Prokuroria kërkon dënim maksimal për të akuzuarit