
Kovaçevski: VMRO-ja dhe “Levica”, frenuesit kryesorë të integrimit të vendit në BE
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se Konferenca e dytë ndërqeveritare nuk do të mbahet për shkak të koalicionit anti evropian, anti NATO dhe pro rus, VMRO-DPMNE dhe “Levica”. Ai me këtë rast hodhi akuza të ashpra ndaj partisë më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE-së e cila sipas tij bashkë me partinë E Majta janë frenuesit më të mëdhenj të integrimit të vendit në BE.
“Kjo vizitë punë në Bruksel mundej të dukej shumë më ndryshe, mundeshe të vinim edhe si fitimtar, zëshëm dhe qartë bashkë të themi se ne vazhdojmë me hapjen e kapitujve nga të gjitha klasterët për negociata me Bashkimin evropian dhe se e vazhdojmë rrugën tonë euro-integruese. Por u dëshmua se frenuesi i vetëm në shtet është koalicioni anti BE, anti NATO dhe pro-rus janë VMRO-DPMNE dhe Levica, qytetarët tanë duhet të binden se me këto politikanë ju privohet mundësia për kyçjen e shpejtë në familjen e madhe evropiane. Qytetarët tanë kishin mundësin që edhe njëherë të binden se si dukej viti 2008 asokohe ishte në Bukuresht, dje dhe sot është në Bruksel”, tha Kovaçevski. /Alsat/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating