
“Boki 13”: Me këtë gjendje shëndetësore nuk mund të qëndroj në burg
I akuzuari i parë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski – Boki 13, sot është paraqitur në Gjykatën e Apelit në Shkup, në seancën e caktuar në lidhje me rastin për të cilin Gjykata Themelore Penale e ka dënuar me nëntë vjet burg.
Jovanovski aktualisht po mbrohet në liri, pasi Gjykata Themelore Penale e Shkupit së fundmi mori vendim për ndërprerjen e dënimit me burg për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të Jovanovski. Ai sot para Gjykatës së Apelit në Shkup ka deklaruar se është diagnostikuar me “metaplazi interstinale” të lukthit dhe të një pjese të zorrëve.
“Me këtë gjendje shëndetësore nuk kam mundur dhe nuk kam mundësi të jem në burgun ku kam vuajtur dënimin me të cilin jam dënuar me aktvendim të plotfuqishëm dhe për këtë jam liruar për mjekim shtëpiak, respektivisht për ndërprerje të vuajtjes së dënimit.
Unë mbaj një terapi të tërë me vete për të funksionuar, përveçse kam një regjim serioz higjieno-dietik që kërkon ushqime të veçanta për të funksionuar. Kam probleme të natyrës organike”, tha Jovanovski.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating