
Xhaferi kërkon propozim për anëtar të KSHZ-së
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka dërguar te disa parti politike listën e pesë kandidatëve emrat e të cilëve u aprovuan në konkursin për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shkruan Alsat.
Prej tyre duhet të zgjidhet njëri nga kandidatët. Lista është dërguar te liderët Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami por edhe te Skender Rexhepi dhe Arjanit Hoxha.
“… në pajtim me nenin 29 paragrafin 1 të Kodit zgjedhor në afat prej tri ditëve nga dita e pranimit të këtij njoftimi, më së voni deri më 18 dhjetor 2023 deri në ora 16,30, është e nevojshme me shkrim të më dorëzoni propozim për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Lista e dorëzuar në shtojcë të Raportit”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Lidhja Evropiane për Ndryshim ka bërë të ditur se kandidati i tyre nga lista e aprovuar është Abdush Demiri. Megjithatë për t’u votuar, nevojitet konsensus më i gjerë politik dhe 80 vota në seancë plenare. Partia e Arjanit Hoxhes dhe ajo Skender Rexhepit, deri tani nuk kanë bërë të ditur se mund të propozojnë kandidat të tyren nga lista e kandidatëve.
KSHZ-ja funksionon me një anëtar më pak që nga muaji shkurt. Me afrimin e zgjedhjeve të prillit dhe majit, plotësimi i pozitës boshe është gjithmonë e më i rëndësishëm, tha kreu i këtij institucioni Aleksandar Dashtevski në intervistë për Alsat.
“Gjatë përgatitjes së zgjedhjeve do të na ndihmonte shumë nëse merren vesh për atë anëtar, sepse sigurisht një njeri më shumë me autorizime të larta, do të mund t’i ndajë me ne kompetencat dhe detyrimet. Shpresoj se kjo përfundimisht do të zgjidhet meqë debati vazhdon”, u shpreh Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Pozita e një anëtari në KSHZ mbeti bosh në muajin shkurt, kur Aleanca për shqiptarët hyri në qeveri dhe Krenar Lloga, nga anëtar i këtij institucioni, u bë ministër. / Alsat.mk
NGA INTERNETI
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating