2025’te yeni tasarımıyla dikkat çekecek olan Bahsegel şimdiden konuşuluyor.

Promosyonlarda en çok tercih edilen Bettilt giriş seçenekleri kullanıcıya esneklik sağlıyor.

Kayıtlı oyuncular kolayca oturum açmak için Bettilt bağlantısını kullanıyor.

Dy vite burg për shtetasin polak, u kap me 88.350 tableta psikotrope

Më 15.12.2023, Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës nga SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër L.V. (59) nga Republika e Polonisë, me vendbanim në Shkup. Kallëzimi penal është bërë pas hetimit nga organet kompetente ku janë siguruar prova materiale se shtetasi polak, pas mbërritjes në Shkup, gjatë muajit nëntor 2023, në mënyrë të kundërligjshme ka prokuruar substanca dhe materiale për të cilat ka ditur se janë të destinuara për prodhimin e substancave psikotrope dhe prekursorëve, përkatësisht 88.350 tableta.

Në bazë të urdhrit për ekspertizë të prokurorit publik nga Prokuroria Publike Shkup nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Shën. Kiril dhe Metodi” Shkup, është përpiluar ekspertiza, sipas të cilës nga tabletat e sekuestruara me përmbajtje pseudoefedrinë, dhe duke pasur parasysh sasinë e madhe që është sekuestruar, e njëjta gjë mund të përdoret për prodhimin e paligjshëm të të paktën 3545 gram metamfetamine.

Pas parashtrimit të kallëzimit penal nga ana e prokurorit publik nga Prokuroria Publike e Shkupit, shtetasi polak është paraqitur para gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, nga i cili është shqiptuar dënimi me burgim me kusht nga 2 vjet dhe masë përjashtimi nga RMV si dhe ndalim hyrjeje për 8 vjet. Gjithashtu, gjyqtari ka shqiptuar masën për konfiskimin e tabletave, si dhe parave të gatshme në shumë prej 14.450 euro dhe 290.000 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen për euro-intregimet!
Next post Debat publik për buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2024