
Ali Ahmeti uron Shaip Kamberin: Qoftë i mbarë rrugëtimi ynë i përbashkët
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka uruar bashkëkombasin Shaip Kamberi pas marrjes së edhe një mandati si deputet në Kuvendin e Serbisë, informon POPULLI.mk
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës dëshmuan unitet jetik me pjesëmarrjen masovike në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe arritën të sigurojnë praninë e zërit të tyre në Kuvend.
Përgëzoj deputetin Shaip Kamberi për mandatin e fituar duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në misionin e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Serbi.
Sigurimi i këtij mandati është fitore mbarëkombëtare. Përgjegjësinë për suksesin e këtij misioni demokratik dhe për ruajtjen e dinjitetit kombëtar kudo ku flitet shqip e kemi të gjithë ne bashkë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri.
Qoftë i mbarë rrugëtimi ynë i përbashkët drejt shtigjeve të përparimit!”, ka shkruar Ahmeti.
© POPULLI.mk
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating