
“Kontrabandë” me dijen! Skandali në Malin e Zi, në vend qarkullojnë rreth 30 mijë diploma të falsfikuara
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi ka vendosur që urgjentisht të ballafaqohet me problemin e diplomave të falcifikuara që prej muajsh është bërë një çështje shqetësuese për vendin. Ministrja Angjela Jakshiç Stojanoviç paralajmeroi ngritjen e një grupi punues pranë Ministrisë që do të merret me rishikimin e të gjitha diplomave te çertifikuara.
Ajo e pranon se kjo do të jete nje punë e veshtirë, andaj thekson nevojën e një bashkëpunimi dhe koordinimi me organet e tjera, autoritetet gjyqësore dhe prokurorinë.
Nga ana tjetër përfaqësues nga Shoqata Civile Alternativa e Malit të Zi, sipas të cilëve, aktualisht janë 25.000 deri në 30.000 diploma të falsifikuara, mendojnë se aktivitetet e paralajmeruara nga ana e Ministrisë së Arsimit do të dështojnë. Zgjidhja e vetme thonë ata është ndryshimi i Ligjit për Pranimin e Diplomave. Gjatë këtij viti janë ngritur 27 kallëzime penale per falsifikim të diplomave, por siç thuhet, numri i tyre është shumë më i madh. Për momentin presin të nostifikohen mbi 5000 diploma. Problemi më i madh sipas përfaqësuesve të sektorit civil mbeten diplomat e falsifikuara në sektorin e shëndetësisë, në arsim dhe në administratën publike.
Rasti në Institutin e Shëndetit Publik, ku zëvendësdrejtoresha për 11 vite ka punuar me diplomë të falsifikuar, ka tronditur thellë opinionin publik, ndërkohë që thuhet se diploma të falsifikuara kanë profesorë fakultetesh, politikanë dhe zyrtarë të lartë. Shoqata Civile Alternativa që është më e zëshmja në të gjithë këtë aktivitet thotë se këto diploma më së shumti vijnë nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Republika Srpska. Në të njëjtën kohë, njohës të situatave politike nuk përjashtojnë mundësinë se kjo kalon nëpërmjet ndonjë grupi kriminal të mirëorganizuar jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon. /DW
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating