
Mariçiq: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm, por vetëm për fillimin e negociatave
Amendamentet kushtetuese që duhet të kalojnë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë kushti i vetëm për hapjen e kapitujve, sqaroi zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se në konkluzionet e Këshillit Evropian është bërë e qartë se sapo të bëhen ndryshimet kushtetuese, pa vonesë të mëtejshme dhe pa një vendim të ri politik, do të mbahet një konferencë e dytë ndërqeveritare, në të cilën grupi i parë do të hapet.
Mariçiq sqaroi se kuptohet se në një kuptim më të gjerë marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe marrëveshja e Prespës janë vendosur në kornizën e negociatave si pjesë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Nuk kemi thënë që nuk do të respektohet. Do të jetë një çështje deri në fund të negociatave me BE-në. Protokollet që janë nënshkruar janë zbatuar dhe duhet të zbatohen, por ky nuk është kusht për hapjen e klasterit të parë. Kushti i vetëm për hapje janë amendamentet kushtetuese dhe kjo është e shkruar qartë në konkluzionet e Këshillit Evropian dhe çdo deklaratë tjetër e shoh vetëm si qëndrim politik”, tha Mariçiq./Telegrafi/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating