
Osmani: Politikanët e papërgjegjshëm rrezikojnë të përsërisin gabimin e vitit 2008 në Bukuresht
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se me mosmiratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese rrezikohet vendit t’i përsëritet gabimi në Bukuresht në vitin 2008, kësaj radhe me ngecje në rrugën eurointegruese.
“Gjatë intervistës së sotme për “Slloboden Peçat”, komentoi dhe përshëndeti vendimin gjeopolitik të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave me Ukrainën, duke theksuar: “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të shqetësuar nga vendimi pozitiv i BE-së për Ukrainën, por nga politikanët që, duke mos miratuar amendamentet e nevojshme kushtetuese, rrezikojnë të përsërisin gabimin e vitit 2008 në Bukuresht”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Sipas Osmanit, kjo do të nënkuptonte një bllokim afatgjatë të shtetit në rrugën e integrimeve evropiane, gjegjësisht rreth çështjeve më të rëndësishme për qytetarët: për standardin, për vendimin e tyre nëse do të qëndrojnë këtu apo do të shkojnë jashtë vendit, për vendet e punës, për pagat e tyre, për shëndetësinë, për arsimin.
Të Tjera
Qendra e Djegieve nuk funksionon në vend që nga viti 2016
Qendra e Djegieve nuk funksionon në vend që nga viti 2016. Edhe pse ende figuron në faqen zyrtare të Klinikës...
Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në burgun e Idrizovës
Mbrëmë rreth orës 22:55 në SPB Shkup nga burgu i “Idrizovës” është paraqitur se është gjetur i vdekur në burg...
Puntorët: Bilall Kasami na la 14 muaj pa sigurim shëndetësor e 3 muaj pa rroga
Mbi 14 muaj pa sigurim shëndetësor e 3 muaj pa rroga janë puntorët e Parqeve dhe Gjerlbimeve në komunën e...
SPGM dhe ShGM kërkojnë shpjegim se pse gazetarët u morën në bisedë informative
ShGM dhe SPGPM shprehin shqetësimin për thirrjen e gazetarëve në bisedë informative, mes të cilëve edhe përfaqësues të mediave pas...
Vdekja e Vedat Ademit në Spitalin e Kumanovës, Taravari: Ekip i ekspertëve do të gjykojnë faktet
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është prononcuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 32-vjeçarit Vedat Ademi në Spitalin e...
Taravari: Edhe kryeministri edhe unë si ministër i Shëndetësisë kemi për detyrim t’i vizitojmë pacientët
Nuk do të doja t’i politizojmë këto momente. Për mua si ministër i Shëndetësisë, para së gjithash, dhe mbi të...
Average Rating