
Georgievski: Palevski ka abuzuar me rreth 100 fëmijë, ka bërë edhe narkoman
Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri Ljubço Georgievski ka theksuar se rasti dhe problemi me të dyshuarin për dy vrasjet e fundit, Ljupço Palevski Palço, tregon se si shoqëria krijon kriminel pa i ndëshkuar.
Ai në emisionin “Top Temë” tha se “Palevski mund të ketë keqtrajtuar 50-100 fëmijë, i ka bërë narkomanë në rrugë dhe pas tij ka qëndruar dikush nga MPB.”
“Palevski ka gjashtë krime që nuk janë ndjekur penalisht (armë pa leje, nxjerrje ari, dhunë në familje). Le të bëjmë një komision dhe të shohim se sa është mbrojtur që nga viti 1990. Ndërtimin pa leje që e prishëm, i është paguar 1.5 milionë euro dëmshpërblim. Le të kontrollojë kush është gjyqtari. Të shohim karrierën e tij, sugjeron Georgievski.
“Në momentin që e bën një kriminel bashkëpunëtor dhe i jep gjithnjë e më shumë gjëra, nuk e di nëse kreu i UDBA-së është koka apo krimineli. Kështu ka qenë edhe me Arkanin, me Beli Vuk”, ka theksuar Georgievski.
Georgievski po ashtu frikësohet se sistemi nga koha e Jugosllavisë vazhdoi kur prodhohej dhe shitej drogë, kontrabandohej cigare dhe trajnoheshin terroristët, e një nga ato vende, siç thotë ai, ishte “Jaseni”.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating