
LSDM: Mickoski është manipulues, e ka pranuar takimin me Palevskin
LSDM e konsideron skandal që lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, ka pranuar publikisht se ka pasur takim me Ljupço Palevski-Pallcon, i dyshuar për dy vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.
Nga LSDM thonë se Palevski ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të VMRO-DPMNE-së, por edhe partnerin e tyre të koalicionit të majtë dhe së bashku kanë qenë pjesë e protestave të dhunshme me gijotina dhe moto kokteje para Kuvendit kundër propozimit francez.
“Mickoski po ashtu ka pranuar se nuk ka informacion për rastin e dy vrasjeve të tmerrshme, ndonëse deri para disa ditësh ka pohuar se ka informacion të fortë për rastin.
Mickoski e kapi veten në gënjeshtrat e tij. Është vërtetuar se ai është manipulues, i cili keqpërdor rastin e vrasjes së fëmijës për përfitime politike”, thuhet në komunikatën e partisë së LSDM-së.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating