
RMV: Rregullohet çështja me personat fantom, 526 persona morën certifikatë lindje
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot ka mbajtur fjalim me rastin e ndarjes së certifikatave për qytetarët që kanë lindur në territorin e RMV-së, por nuk kanë qenë të regjistruar në evidencën amë dhe nuk kanë pasur certifikatë të lindjes.
Kovaçevski tha se me këtë i është dhënë fund një problemi tre dekadësh, për qytetarët që kanë lindur në vend, por që nuk kanë qenë të regjistruar në evidencën amë.
“Me ndryshimet në Ligjin për Gjendjen Civile zgjidhëm çështjet e jetës së shumë qytetarëve tanë. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë për Mbajtjen e Regjistrave, veçanërisht për të theksuar rolin e deputeteve Sonja Mirakovska, Ljatifa Shikovska dhe Snezhana Kaleska – Vançeva, të cilat përgatitën ndryshime në Ligjin për regjistrat, me të cilat ka vazhduar në mënyrë sistematike të zgjidhet problemi i personave të pa regjistruar”, tha Kovaçevski.
Ai theksoi se ato ndryshime dhe shtesa ligjore hapën rrugën për zgjidhjen e rreth 526 fateve njerëzore, nga të cilët deri më tani në regjistrat e të lindurve janë regjistruar 409 persona, ndërsa 117 personat e mbetur do të regjistrohen deri në fund të vitit.
“Qeveria që unë drejtoj krijon politika me vlera evropiane, ne krijojmë zgjidhje sistematike që japin rezultate në planin afatgjatë. Këtyre qytetarëve tanë u kemi mundësuar që të ushtrojnë të drejtat e tyre jetësore dhe mbi të gjitha të drejtat e tyre për kujdes social dhe shëndetësor. Pas një dekade kemi bërë të mundur që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për të mbrojtur shëndetin përmes sigurimit shëndetësor, që fëmijët të ndjekin mësimet e rregullta dhe të marrin certifikatat e përfundimit të arsimit”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating