
RMV: Urgjentisht kërkohet strategji demografike
Na duhet urgjentisht një strategji demografike, e mbështetur edhe nga pushteti edhe nga opozita, e cila do të bazohet në të dhënat e regjistrimit të fundit, por edhe në projeksionet për zhvillimin demografik deri në vitin 2070. të cilat ditë më parë i bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës, thotë kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
Siç theksoi në fjalimin e tij vjetor para deputetëve, ajo strategji në parim duhet të përbëhet nga dy elemente.
“Elementin e parë e përbëjnë politikat aktive demografike të cilat do ta stimulojnë natalitetin. Kurse, i dytë është ballafaqimi me gjendjen reale, tha Pendarovski duke shtuar se kjo do të thotë se duhet të jemi të vetëdijshëm se politikat aktive demografike do të jepnin rezultate pas dhjetë, ose ndoshta, pas njëzet vjetësh.
Kurse, deri atëherë duhet të përgatitemi për një jetë me më pak nxënës dhe të punësuar, kurse me shumë pensionistë, që nënkupton se duhet ta përgatisim fondin e pensionit, ta optimizojmë mbrojtjen shëndetësore, ta riorganizojmë sistemin arsimor, të fillojmë digjitalizim intensiv i cili do të zëvendësonte njerëzit aty ku ka mundësi për këtë gjë, dhe, në fund, por jo dhe më pak i rëndësishëm, ta riorganizojmë sistemin e mbrojtjes në kushte kur do të fillojë të zvogëlohet numri i ushtarëve dhe i policëve.
Duke folur për rezultatet e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, Pendarovski tha se ata nuk janë përballur me “frikën tonë më të madhe” , edhe për atë se sa pak, në të vërtetë, jemi në shtetin tonë.
“Rezultatet konfirmuan atë që kam thënë me vite se kërcënimi më i madh për sigurinë tonë nacionale dhe në përgjithësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut është demografia. Domethënë, realiteti është se të gjitha bashkësitë etnike janë më pak në numra absolut dhe se asnjë bashkësi etnike nuk e “rrezikon” tjetrën, por se të gjithë jemi të rrezikuar”, tha Pendarovski.
Të Tjera
Qytetarët të zhytur deri në fyt në “kredi të shpejta”, shumica nuk mund t’i kthejnë
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të marrin kredi që kalojnë 70 për qind të të ardhurave të tyre....
Berat Jakupi e demanton Shainin: Jo, nuk kam përfituar asnjë pension sportiv
Unë nuk jam përfitues i asnjë lloj pensioni sportiv, pavarësisht se për vite me radhë kam përfaqësuar me dinjitet Maqedoninë...
Bujar Osmani – Gozhda që e has sharra” para atyre që mbajnë sytë kah Serbia, Hungaria e Rusia
Ish-deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, ka deklaruar se Dr. Bujar Osmani nuk ka bërë kompromis as për identitetin, as...
LSDM: Sllaveski me pagë 3 mijë euro u kërkon qytetarëve të punojnë nga tre punë
Partia maqedonase në opozitë LSDM, ka kritikuar guvernatorin e ri të Bankës Popullore, Trajko Slaveski, për të cilin thonë se...
Dauti në takimin për transparencën e partive politike: ASH, model i standardeve demokratike
Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, znj. Ilire Dauti, mori pjesë në takimin e organizuar nga Westminster Foundation for...
E përdhunoi vajzën e tij të mitur, rasti paraqitet në Policinë e Kumanovës
Në Policinë e Kumanovës eshte paraqitur rasti i perdhunimit te vajzes se mitur nga prindi i saj. “Me daten 11.06.2025,...
Average Rating