
Aksident mes 4 automjeteve, humb jetën një person
Një 41 vjeçar nga komuna e Novacit ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir–Makovë, ku u përfshinë 4 automjete.
Nga MPB njoftojnë se në aksident është përfshirë edhe një kamion me targa të Shqipërisë.
“Me datë 19.12.2023, në ora 18:53 në SPB-Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir–Makovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Manastirit, që drejtohej nga S.N.(41) nga fshati Aglarci i Poshtëm, komuna Novaci, dhe automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Resnjës, i drejtuar nga J.V.(29) nga Resnja, automjeti pasagjerësh “Renault” me targa të Manastirit i drejtuar nga J.O.(48) nga Manastiri si dhe një kamion “DAF” me gjysëm rimorkio, me targa të Shqipërisë, drejtuar nga V.K.(38) nga Republika e Shqipërisë. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi S.N. (41), vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku i Emergjencës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating