
Bulevardi “Bllagoja Toska” është lëshuar në përdorim pa respektuar procedurat ligjore
Këshilltarët e BDI-së në Këshillin Komunal të Tetovës, sot kanë dalë me akuza në drejtim të kryetarit Bilall Kasami, në lidhje me bulevardin “Bllagoja Toska”.
Shpresa Qazimi këshilltare e BDI-së, tha se bulevardi “Bllagoja Toska” është lëshuar në përdorim pa pëlqim nga Sektori i Punëve të Brendshme dhe pa respektuar dokumentacionin dhe procedurat e parapara me ligj. “Sipas rregullores së komunikacionit, çdo rrugë ku ndryshon regjimi i trafikut, duhet të inspektohet dhe të merret leje nga institucionet kompetente, që në këtë rast është SPB Tetovë, por një gjë të tillë nuk e ka bërë Komuna e Tetovës pasi që atyre nuk u intereson fare për sigurinë e qytetarëve dhe bulevardi u lëshua në përdorim pa respektuar procedurat. Si pasojë e kësaj, numri i aksidenteve në këtë udhëkryq të “B.Toskës” me rrugën “29 Nëntori” sa shkon e rritet. Qytetarët janë të rrezikuar çdo ditë, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ndërmerr asgjë për të rregulluar komunikacionin, gjegjësisht të vendos semaforë ose rrethrrotullim”.
Këshilltarët e BDI-së apeluan tek kryetari i Komunës së Tetovës që fokusin ta kthejë në sigurinë e qytetarëve dhe të ndërmarr urgjentisht masa për rregullimin e komunikacionit ashtu siç është e paraparë me rregullore të komunikacionit.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating