
Finalja Egnatia – Partizani, Arbin Zejnullai nga Tetova – Ylli i mbrëmjes që pritet të shkëlqej
I riu nga Tetova, Arbin Zejnullai, sot në ora 19:00 luan në finalen e madhe të superkupës së Shqipërisë, ku do të ndeshen Egnatia dhe Partizani. Arbin Zejnullai ka filluar karrierën në Shkendinë e Tetovës, ku ka pasur shumë suksese, në fillim ne gjeneratat e reja e më pas edhe në formacionin e parë të Shkëndisë.
Më pas, Zejnullai ka kaluar në klubin kroat Lokomotiva për një periudhë të shkurtër që më vonë të kthehet prap në Maqedoni të Veriut tek klubi Rabotniçki. Në këtë klub, Zejnullai ka pasur shumë paraqitje në formacionin e parë, duke shënuar edhe gola.
Karrierën e tij, pas Rabotniçkit, Zejnullai e ka vazhduar në ekipin shqiptar Egnatia, në Shqipëri. Zejnullahu aktualisht luan në pozitën e mesfushorit dhe shquhet për talentin e tij.
Sonte, ai do të luaj në superkupën e Shqipërisë kundër ekipit të Partizanit.
Zejnullai ka luajtur për grupmoshat e reja të kombëtares së Shqipërisë në disa lojëra të rëndësishme, dhe aktualisht pritet që të bëhet pjesë e ekipit të parë të kombëtares.
Të Tjera
Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar
Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez...
FFM pranon kërkesën e kuqezinjëve, Shkëndija ndaj Vardarit do të luaj të dielën
Shkëndija dhe Vardari do të luajnë zyrtarisht të dielën. Vendimi ka ardhur nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut...
Ja Kush E Bindi Presidentin E Vllaznisë Për Të Marrë Qatip Osmanin
Skuadra e njohur shqiptare e Vllaznisë nga Shkodra, me 30 tetor në postin e trajnerit zyrtarizoi strategun tetovar, Qatip Osmani....
Goli i Leipzigut ishte i rregullt!
Reali i Madridit fitoi 0-1 përballë Leipzigut falë një goli shumë të bukur të Brahim Diaz, duke hedhur një hap...
Muriqi i lumtur për përkrahjen nga tifozët, uron të qëndrojë gjatë tek Mallorca
Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për golin që i solli fitoren Mallorcas. Të dielën mbrëma, Mallorca fitoi 2:1 ndaj...
Edhe po të bëhen bashkë Ronaldo dhe Messi, nuk mund të kalojnë pasurinë e ish-sportistit më të pasur në botë
Një ish-yll i tenisit, i cili fitoi vetëm 200,000 euro si lojtar, tani është një miliarder që ka pasuri neto...
Average Rating