Osmani: Jemi të gatshëm për çdo skenar të Serbisë
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani deklaroi se vendi është i gatshem për çdo skenar të Serbisë.
Ajo tha se është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.
Kështu u përgjigj kryetarja e shtetit, teksa u pyet për sulme të mundshme.
“Nuk ka pasur anulim, siç ka njoftuar edhe zyra ime, ka qenë çështje disa minutash, çështje e qartë protokollare. Natyrisht që dera e presidencës si institucioni më i lartë në vend është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë qe me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë.
Por jo vetëm të diskutojmë por të marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundur t’i përfshijmë ato në qëndrimet institucionale të Republikës së Kosovës. Por kjo është zgjidhje e tyre. Natyrisht që kurdo që ata dëshirojnë që të takohemi në mënyrë që të unifikojmë qëndrimet për këto tema që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët tanë, për të ardhmen tonë, si presidente e vendit jam e gatshme t’i takojë”, deklaroi Osmani.
Kryetarja e shtetit bëri të ditur se janë në koordinim dhe kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë ne lidhje me sulmet e mundshme të Serbisë.
“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është qe planifikon mirë, me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, deklaroi Osmani. /Telegrafi/
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating