
Agjencia për Punësim në Tetovë reagon: Qytetarët nuk duhet të marrin vërtetime te ne, por raporte në banka
Agjencia për Punësim në Tetovë ka dalë me reagim pas turmave të mëdha të qytetarëve, të cilët kërkojnë të marrin vërtetime për të shfrytëzuar masën e Qeverisë për ndihmë për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.
Ideal Amzai nga Agjencia për Punësim tha se në bazë të njoftimit që e kanë marrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, qytetarët nuk duhet të marrin vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por vetëm raport nga bankat ku kanë xhirollogari.
“Për dallim nga dje dhe pardje, sot situata është më e qetë. E pamë se nuk është në rregull dhe kemi marrë njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se nuk është e nevojshme të merret vërtetim nga Agjencia e Punësimit, pasi u krijua fluks i madh. Dhe ne i përmbahemi atij njoftimi, qytetarët duhet të shkojnë në banka dhe të marrin raportin mujor të të hyrave dhe me atë dokument do të kryejnë punë më lehtë.”
“Afati për këtë masë të qeverisë është katër ditë dhe është e pamundshme që ne të shërbejmë rreth 20 mijë persona brenda këtij afati. Ata që nuk kanë llogari duhet të hapin, pasi paratë do të lëshohen në xhirollogari”, tha Amzai.
Ndryshe, pasi Qeveria njoftoi se do të japë ndihmë financiare prej 1200 deri 1800 denarë për nxënësit, prindërit e të cilëve kanë të ardhura mujore më pak se 50 mijë denarë, në Agjencinë për Punësim në Tetovë u krijuan radhë të gjata të popullatës. Ndërsa pas kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi se ka ndryshuar procedurat për shfrytëzimin e masës dhe mjetet nxënësit do të mund t’i marrin me vërtetime për xhirollogaritë në banka./Telegrafi/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating