A mund të ketë koalicion parazgjedhor mes VMRO-së dhe të Majtës?

Read Time:4 Minute, 27 Second

Deri disa ditë më parë dihej viti por jo edhe data kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato presidenciale, tashmë kur është vendosur data 8 maj si datë kur do të mbahen bashkërisht dy palë zgjedhjet ka filluar debati tjetër se kush me kë do të koalicionoj. Ajo që dihet deri më tani është krijimi i dy fronteve, Fronit për Evropë i përbërë nga LSDM dhe BDI dhe Lidhja Evropiane për Ndryshim të përbërë nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa. Paritë që kanë mbetur në udhëkryq janë Aleanca për Shqiptarët, VMRO dhe e Majta. ASH ka mbetur e papërcaktuar si pasojë e ndarjes së kryesisë në tresh një pjesë kërkon të shkojnë me BDI-në, një pjesë me opozitën, dhe një pjesë të shkojnë të vetëm. Nga ana tjetër, një koalicion i mundshëm të ndodhë është mes VMRO-së dhe të Majtës, dy partive më nacionaliste në vend, shkruan Zhurnal.

Koalicioni mes VMRO-së dhe të Majtës nuk është i pamundur –

Ajo që pritet të ndodhë ditëve në vijim është që të bombardohet opinioni me një koalicion të mundshëm mes VMRO-së dhe të Majtës. Sado që në opinion ka skepticizëm për sa i përket bashkëpunimit mes këtyre dy subjekteve, janë deklaratat e liderëve të këtyre dy partive që ngjallin dyshime se mund të ndodhë një koalicion i tillë.

Kreu i së Majtës, Dimitar Apasiev, në një intervistë për “A1on”, thotë se partia që ai drejton është e gatshme të negociojë me VMRO DPMNE-në për formimin e qeverisë së përbashkët pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Pas deklaratës së gazetarit se LSDM-ja nuk mund të pritet të jetë partner i tyre, Apasiev, i pyetur drejtpërdrejt për qëndrimin e tij për koalicion të mundshëm me VMRO DPMNE-në pas zgjedhjeve, është përgjigjur se të gjitha opsionet janë të hapura.

“Do të shohim kushtet. Ne jemi duke negociuar në parim, as herën e parë dhe as të fundit. Ju thashë, ne jemi pragmatikë, jemi idealistë deri në një kufi dhe pragmatizmi nuk është i huaj për ne, e treguam kur u ulëm të qortojmë qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së. Aty kishte parti të djathta. Pra, ne jemi lojtarë të ndërlikuar dhe pas zgjedhjeve të gjitha opsionet janë të hapura”, tha Apasiev.

Ai ka theksuar se e Majta ka parime që nëse VMRO DPMNE nuk i pranon, nuk do të ketë bashkëpunim.

“Edhe sikur të mbetemi opozitë, edhe sikur të hyjmë në qeveri dhe nëse hyjmë pushteti i shantazhit nga BDI do të kalojë tek e majta, ky është vizioni ynë për zgjedhjet. Por nëse kjo dështon, ne do të jemi gjallë dhe mirë dhe do të dëbojmë një mandat tjetër opozitar nëse duhet. Ne nuk jemi me asnjë çmim për të ardhur në pushtet. Ne kemi parime, nëse DPMNE nuk i pranon ato parime, ikni, ndiqni punën tuaj”, thotë Apasiev.

Nga ana tjetër, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nuk përjashton një koalicion të mundshëm me të Majtën në zgjedhje, madje ai thotë që në politikë kurrë mos thuaj kurrë.

I pyetur nëse kjo do të ndodhë përkundër faktit se partia, sipas konstatimeve të gazetarit, ushqen qëndrime kundër BE-së dhe NATO-s, Mickovski tha se në politikë nuk thuhet kurrë.

“Ato vlera vihen në tavolinë dhe bëhet një marrëveshje politike”, tha kryetari i VMRO DPMNE-së.

“Koalicioni i mundshëm” me të Majtën, ndërkohë, u shndërrua në temë për grindjet partiake mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. LSDM i vë në dukje Mickovskit se do të negociojë vlerat me, siç thonë ata, të Majtën proruse, e cila është kundër NATO-s dhe BE-së dhe për izolim dhe diktaturë.

“Këto janë vlerat e së Majtës për të cilat Mickovski dëshiron të negociojë. “Me njohjen e koalicionit me të Majtën nga Mickovski, opinioni i pa “vlerat” e DPMNE-së”, thonë nga LSDM. Me reagim të menjëhershëm ishin nga VMRO-DPMNE të cilët thanë se nuk ka nevojë për shqetësim në radhët e LSDM-së, sepse nuk kanë ndërmend të marrin përsipër asnjë nga, siç thonë ata, paktin e koalicionit e Majta – LSDM – BDI.

Çfarë e bashkon VMRO-në me të Majtën?

Pika kryesore në të cilën gjejnë mirëkuptim e bashkëpunim të mirëfillt këto dy parti është politika anti-shqiptare. VMRO ka mbijetuar në skenë me politikë kundër shqiptarëve jo vetëm me fjalë por edhe në vepra duke dëmtuar rëndë shqiptarët. Nga ana tjetër, pas ikjes së Gruevskit në Hungari u pa një vakum në skenën politike maqedonase të një lideri anti-shqiptarë.

Pikërisht në këtë moment këtë vakum e plotësi kreu i të Majtës, Dimitar Apasiev, i cili doli si “këpurdhë” pas shiut dhe mori bajraktarizmin e politikave anti-shqiptare. Ky i fundit shkoi edhe më larg duke fut në agjendën e tij edhe politika proruse e anti-evropiane. Pra, kemi të bëjmë me dy parti që kanë të njëjtin trup votues që është kërcënim për një bashkëpunim të mundshëm por nga ana tjetër është momenti kyç për bashkimin e tyre vetëm e vetëm që të dërgojnë LSDM-në në opozitë.

Megjithatë, një koalicion para ose pas zgjedhor me të Majtën e Apasievit është i dëmshëm dhe në kundërshtim me parimet dhe rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Tmerruese dhe e papranueshme do të jetë nëse ndokush prej shqiptarëve pranon të bëhet pjesë e këtij koalicioni nëse ndodhë qoftë para ose pas zgjedhjeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post SPAK kërkon arrest shtëpie për ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha
Next post Raporti i autopsisë së Vanjas dhe Pançes ka arritur në Prokurorinë e Shkupit