
Boçvarski: Autostrada Tetovë – Gostivar do të ndërtohet në trasenë ekzistuese
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski duke folur për autostradën Tetovë – Gostivar në TV21, tha se do të bëhet në trasenë ekzistuese, por do të jetë më e gjerë dhe krejtësisht e re.
“Do të jetë edhe 10 metra më e gjerë, do të ketë gjelbërim në mes, do të ketë dy korsi lëvizjeje dhe një korsi qëndrimi, në magjistralen aktuale Tetovë – Gostivar.”
Ai ka folur edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe përfundimin e mundshem të punimeve. Ai ka treguar se janë shfaqur 11 rrëshqitje të reja dhe ka bërë të ditur se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi.
Boçvarski theksoi se janë shfaqur probleme në terren me 11 rrëshqitje të reja përgjatë kësaj autostrade. Kontrata ka afat për ekzekutim deri më 31.12.2023, por kjo do të thotë se nëse nuk përfundojnë punët, atëherë duhet të diskutohet se si do të vazhdohet më tutje.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating