
Familjarët e Liridona Ademajt u njoftuan nga Prokuroria për hetimet që po zhvillohen
Familja e së ndjerës Liridona Ademaj e cila javë më parë është vrarë, ka njoftuar se pas kërkesës së tyre për takim urgjent me Prokurorinë për tu njoftuar me hetimet që janë duke u zhvilluar në rastin e vajzës/motrës së tyre ka bërë të ditur se sot kanë mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës në një postim në Facebook shkruan se sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë informuar rreth rastit të vrasjes së motrës së tij, brenda kufijve që lejon ligji.
Ai thotë se ky takim ua lehtëson dhimbjen dhe u ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufijve që lejon ligji.
Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.
U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.
Ne i shprehëm falënderimet hetuesve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.
Të Tjera
Faton Ahmeti me një porosi të Ismail Qemalit:, ja kunt ia dedikon!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë përmes një postimi ka dërguar porosi për...
Shumicë pa Badenter!
Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika...
Nafta dhe benzina me çmime të reja – qytetarët përballen me shtrenjtim të dyfishtë
Rriten sërish çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut – nafta arrin në 72 denarë për litër Çmimet e derivateve...
Sa i sigurt është ushqimi në Maqedoninë e Veriut?
Konsumatorët në Maqedoni konsumojnë ushqim të sigurt, ndërsa cilësia e ushqimit konfirmohet nga prodhuesit ose përpunuesit. Njëherësh edhe numri i...
Ndalohet një shofer nga Ohri, goditi dy këmbësorë me makinë prej të cilëve njëri ndërroi jetë
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.06.2025) në orën 22:30, SPB Ohër u njoftua se në një...
“1 vit pa dinjitet” – BDI akuzon Qeverinë për izolim
BDI ka publikuar një video me titullin “1 vit pa dinjitet”, ku kritikon ashpër politikat shtetërore dhe qeveritare të këtij...
Average Rating