
Propozohen ndryshime ligjore për hapjen e procedurave për personat nga “lista e zezë” e SHBA-së
Trupi Koordinues për Analizën dhe Forcimin e Legjislacionit në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbajtur sot një mbledhje për të shqyrtuar mundësinë e forcimit të masave kufizuese në lidhje me listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Propozimi për ndryshime në Ligjin për Masa Kufizuese është iniciuar nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, për të mundësuar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i referohen korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve hibride, të mund të aplikohen në vend dhe subjektet e mbuluara t’i nënshtrohen sanksioneve sipas legjislacionit të brendshëm.
Nga Qeveria theksojnë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleate e dëshmuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e një rëndësie të madhe, si dhe përpjekjet e qeverisë amerikane për promovimin e paqes, stabilitetit dhe qeverisjes funksionale demokratike në rajon.
“Trupi koordinues konkludoi që pas konsolidimit të komenteve dhe propozimeve nga anëtarët që u diskutuan në seancën e sotme, propozimi për ndryshime në Ligjin për Masat Kufizuese të dorëzohet në Qeveri dhe të shqyrtohet dhe miratohet në njërën nga seancat e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Të Tjera
Faton Ahmeti me një porosi të Ismail Qemalit:, ja kunt ia dedikon!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë përmes një postimi ka dërguar porosi për...
Shumicë pa Badenter!
Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika...
Nafta dhe benzina me çmime të reja – qytetarët përballen me shtrenjtim të dyfishtë
Rriten sërish çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut – nafta arrin në 72 denarë për litër Çmimet e derivateve...
Sa i sigurt është ushqimi në Maqedoninë e Veriut?
Konsumatorët në Maqedoni konsumojnë ushqim të sigurt, ndërsa cilësia e ushqimit konfirmohet nga prodhuesit ose përpunuesit. Njëherësh edhe numri i...
Ndalohet një shofer nga Ohri, goditi dy këmbësorë me makinë prej të cilëve njëri ndërroi jetë
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.06.2025) në orën 22:30, SPB Ohër u njoftua se në një...
“1 vit pa dinjitet” – BDI akuzon Qeverinë për izolim
BDI ka publikuar një video me titullin “1 vit pa dinjitet”, ku kritikon ashpër politikat shtetërore dhe qeveritare të këtij...
Average Rating