Sonja Simovska zgjidhet u.d. prokurore publike e Prokurorisë Publike të RMV-së

Read Time:2 Minute, 48 Second

Këshilli i prokurorëve publik sot e zgjodhi prokuroren Sonja Simovska nga Prokuroria Shtetërore Publike për ushtruese detyre të funksionit Prokurore publike e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç arsyetoi kryetarja e Këshillit të prokurorëve publik, Dushica Dimitrievska, e cila e propozoi Simovskën, bëhet fjalë për prokurore me përvojë të gjatë në prokurorinë publike.

“Sona Simovska është dëshmuar si prokurore e mirë publike e cila duke pasur parasysh përvojën, mundet me sukses ta kryejë atë funksion”, tha ajo.

Simovska filloi si juriste dhe bashkëpunëtore profesionale në PTHP Shkup, më pas bëhet prokurore në prokurorinë e njejtë. Prej vitit 2009-2022 ajo është prokurore publike në Prokurorinë e lartë publike, ndërsa prej vitit 2022 është prokurore publike në Prokurorinë shtetërore publike. Ajo është edhe edukatore në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik që nga themelimi i saj, dhe është anëtare e Këshillit programor të akademisë.

Në mbledhjen e sotme të 93-të të Këshillit të prokurorëve publik Simovska u zgjodh unanimisht, ndërsa në funksionin e ushtrueses së detyrës mund të mbetet deri gjashtë muaj.

Mandati i prokurorit aktual shtetëror publik, Ljubomir Joveski skadon më 25 dhjetor, ndërs aprocedura për zgjehdje të pasardhësit të tij është në rrjedhë. Simovska do të jetë në këtë funksion deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan.

“Për ushtrues i funksionit prokuror publik mund të caktohet njëri prej prokurorëve publik, i cili është nga radhët e Prokurorisë publike të RMV-së. Një prej tyre është edhe Sonja Simovska. Ne si anëtarë të Këshillit i njohim prokurorët publik dhe e ndjekim punën e tyre. Nga të gjitha të dhënat, të cilat janë të kapshme për prokuroren publike Sonja Simovska, nga njohja personale e anëtarëve të Këshillit, si dhe të prokurorëve publik u fitua prështypja tek të gjithë anëtarët e Këshillit se e njejta do ta kryejë me sukses këtë funksion deri në emërimin e prokurorit publik, duke pasur parasysh përvojën e saj të gjatë dhe rezultatet e dëshmuara në punë”, sqaroi Dimitrievska.

Në konkursin për prokuror të ri shtetëror publike janë paraqitur tre kandidatë – Fatime Fetai, nga Prokuroria e lartë publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria themelore publike Shkup dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria publike e RMV-së.

Kuvendi e shpalli konkursin më 29 nëntor të këtij viti, pasi që deputetët e votuan vendimin për emërim të prokurorit të ri publik.

Qeveria, në mbledhjen e 19 dhjetorit solli vendim t’i dërgojë letër Këshillit të prokurorëve publik të RMV-së, me kërkesë me shkrim për kandidatët e paraqitur në Konkursin për emërim të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli i PP-së, në pajtim me afatet ligjore, në afat prej 15 ditëve duhet të japë mendim pozitiv apo negativ në Qeveri, pas çka Qeveria në Kuvend propozon njërin prej kandidatëve që mori mendim pozitiv.

Sipas Ligjit për prokurorinë publike për prokuror publik të RMV-së mund të emërohet personi i cili ka stazh të pandërprerë pune prej së paku dhjetë viteve si prokuror publik apo si gjykatës nga fudha e së drejtës penale.

Prokurori publik emërohet nga Kuvendi, sipas propozimit të Qeverisë me mandat prej gjashtë viteve dhe të drejtë riemërimi. Për punën e vet dhe punën e Prokurorisë publike përgjigjet para Kuvendit. Prokurori aktual shtetëror, Jovevski, ishte emëruar më 25 dhjetor të vitit 2017, ndërka e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të vitit të njejtë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket
Next post Boçvarski: Autostrada Tetovë – Gostivar do të ndërtohet në trasenë ekzistuese