
LEN paralajmëron bojkot të Kuvendit, nëse s’iu jepet anëtari i KSHZ-së
Liderët e Lidhjes Evropiane për NDryshim, Afrim Gashi, Bilall KAsami dhe Izet Mexhiti në brifingun e fundvitit me gazetarët e vendit, kanë folur rreth aktualitetit dhe hapt që e kanë ndërmend t’i marrin në periudhën që po vjen, përcjell KlanM. Arritjen e koalicionit mes partive opozitare shqiptare, e quajtën si moment historik për skenën politike në vend.
“Është një e vërtetë në pah; që për herë të parë opozita shqiptare bashkohet dhe vjen me mundësi reale dhe forca serioze për ta mposhtur BDI-në dhe për ta ndërprerë regjimin 20-vjeçar të saj. Viti 2023 ka qenë një vit që ka ndryshuar lojën, ne po thellojmë çdo ditë e më shumë bashkëpunimin, po bashkojmë forcat, kemi nënshkruar deklaratë, kemi zhvilluar takime me faktorët ndërkombëtarë, me përfaqësues të diasporës, dhe po realizojmë çdo ditë takime me qytetarët”, thonë nga LEN.
Ndërkaq, kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka paralajmëruar hapa më rigoroz në betejeën e opozotës shqiptare për të fituar vendin e anëtarit në KSHZ.
“Si koalicion dëshirojmë të njoftojmë se deri më 31 dhjetor kemi një kërkesë konkrete që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së. Nëse nuk e votojnë, ne do të largohemi nga Parlamenti, që do të thotë do të bojkotojmë Parlamentin”, ka thënë Afrim Gashi
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating