
Bekteshi: Rryma nuk do të shtrenjtohet
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se nesër do të vendosen çmimet e reja të rrymës dhe nuk pret rritje sepse ato kompani punojnë me fitim, por pret që t’i racionalizojnë shpenzimet sepse Qeveria subvencionon një pjesë të madhe të energjisë elektrike.
“Ju jap fjalën time se rryma nuk do të shtrenjtohet”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në “Studio 10” në Tv 24.
Ai snjoftoi se sigurohet sasi e mjaftueshme e gazit dhe se gazi rus nuk përdoret, por përdoret gazi nga Azerbajxhani qe vjen përmes Turqisë. Sfida në ekonomi ka gjithmonë, tha Bekteshi, por për ne vitin e ardhshëm sfida më e madhe do të jenë zgjedhjet sepse ka kufizime në përdorimin e mjeteve dhe resurseve gjatë zgjedhjeve.
“Punësimet e reja kanë të bëjnë me planet vjetore të institucioneve dhe shoqërive aksionare dhe nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet. Gjithashtu, nga 1 janari, ministri i Financave nuk do të firmosë më për punësim në institucione. Këtë do ta bëjnë drejtorët e institucioneve dhe nëse nuk kanë fonde për punësim do të mbajnë përgjegjësi”, thotë Bekteshi dhe sqaron se nëse dikush ka humbje nuk do të mund të punësohet për shkak të interesave të caktuara.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating