
RMV: Mungojnë 52 ekipe mjekësore të urgjencës për të përmbushur minimumin ligjor
Qendra për Komunikim Civil ka publikuar hulumtimin për kapacitetet e ndihmës urgjente mjekësore në vend.
Sipas hulumtimit, vendit i mungojnë gjithsej 52 ekipe për ndihmë mjekësore urgjente për të përmbushur të paktën minimumin e përcaktuar me ligj të ekipeve që duhet të ketë një qendër mjekësore në varësi të numrit të banorëve që mbulon.
“Më së shumti ekipe, 18 mungojnë në Shkup, ndërsa Manastiri ka 4 më shumë se minimumi i kërkuar. Edhe gjysma e 33 qendrave shëndetësore kanë më pak ekipe sesa duhet. Aktualisht në vend janë gjithsej 258 ekipe të ndihmës mjekësore emergjente dhe ky numër në vend që të rritet çdo vit po zvogëlohet”, thuhet në studim.
Krahasuar me vitin 2015, kur u miratua dekreti i fundit, i cili përcakton numrin minimal të ekipeve që duhet të ketë çdo qendër shëndetësore, numri i ekipeve të urgjencës është ulur me 22.
Një ekip i ndihmës emergjente në disa vende mbulon 1000 dhe në qytete të tjera deri në 40.000 banorë në ditë.
Më të vështirë e ka Strumica dhe Tetova, ku një ekip “mbulon” edhe rreth 40 mijë banorë në ditë. Në Kumanovë dhe Shkup një ekip mbulon rreth 30,000 banorë në ditë.
Më të “mbuluarit” janë banorët e qendrave të vogla si Vevçani, Peçeva dhe Radostusha, ku një ekip mbulon pak më shumë se 1000 banorë në ditë.
Në një ndërrim të urgjencës ndonjëherë bëhen 2, në vende të tjera 50 ndërhyrje. Nuk mbahet evidencë se sa thirrje për ambulancë janë pranuar dhe sa janë ndjekur, sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikim Civil .
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating