
Angellov: Kasami në vend të kryqit, le të merret me mbeturinat
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka reaguar ndaj deklaratës të një dite më parë të shefit të Inspektoratit komunal në Tetovë, Sedat Sulejmani, i cili tha se ka vendim për prishjen e kryqit në Kodër të Diellit, por se i njëjti do të prishet kur t’i vie radha pasi ka 5.000 objekte me vendim për prishje. Angellov në profilin e tij në facebook ka shkruar se “prishjes së kryqit kurrë nuk do t’i vie radha”.
“Duke marrë parasysh dinamikën aktuale të rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, kryqi në Kodër të Diellit nuk do të vijë kurrë në radhë. Në ndërkohë, për qytetarët e Tetovës do të ishte shumë më e dobishme që kryetari Kasami në vend të kryqit në Kodër të Diellit, të pastronte mbeturinat e grumbulluara nëpër qytet”, ka shkruar mes tjerash Angellov në profilin e tij në FB.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating