
“Çmimi i garantuar” do të vazhdojë në tregjet në mbarë vendin edhe një muaj
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se masa e “çmimit të garantuar” do të vazhdojë në tregjet në mbarë vendin për të paktën edhe një muaj, pra edhe gjatë muajit janar.
Si vendim ishte paraparë të përfundonte më 31 dhjetor të këtij viti, por ministri tha se çmimet e ngrira do të praktikohen deri në miratimin e Ligjit për praktika të padrejta tregtare.
Sipas Bekteshit, ky ligj i ri, i cili rregullon marrëdhëniet ndërmjet prodhuesve, distributorëve dhe shitësve, do të ulë çmimet, ndaj nuk do të ketë nevojë për vazhdimin e masës me çmime të ngrira.
“Në janar do të vlejnë masat për çmim të garantuar dhe të shpresojmë që Kuvendi ta miratojë ligjin që të fillojë të zbatohet nga fillimi i 1 shkurtit”,theksoi Bekteshi.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating