Fjalët përmbyllëse për “Besa Trans” më 17 janar

Read Time:43 Second

Fjalët përmbyllëse për rastin “Besa Trans” do të mbahen më 17 janar, pasi dje në Gjykatën Themelore Penale Shkup përfundoi procedura e dëshmive.

Në këtë rast akuzohen një person fizik dhe një person juridik për veprën penale të vazhduar “falsifikim dokumentesh”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bekim Haxhiu, në cilësinë e menaxherit të personit juridik “Besa Trans BTB” nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime të lidhura kohore dhe ka përdorur si dokument publik të vërtetë fals Çertifikatë nga licenca për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar.

“Besa Trans” është kompania në autobusin e së cilës në nëntor 2021 në një aksident humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë.

Procesin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Angellov: Kasami në vend të kryqit, le të merret me mbeturinat
Next post Spasovski: Rasti i vrasjes së dyfishtë është zbardhur tërësisht