Ipeshkvia e Tetovës ka marrë vendim për heqjen e kryqit në Kodrën e Diellit, do të paraqesin ankesë
Ipeshkvia Tetovë-Gostivar njoftoi sot se kanë marrë vendim nga Komuna e Tetovës për heqjen e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit.
Poashtu, nga atje thonë se ndaj këtij vendimi do të parashtrojnë ankesë.
“KOM AO Ipeshkvia Tetovë-Gostivar do t’i mbrojë të drejtat e saj në drejtim të zgjidhjes së çështjes së caktuar përmes mekanizmave ligjorë në dispozicion. Apelojmë tek qytetarët që të mos iu nënshtrohen provokimeve të shpeshta dhe t’i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”, thuhet në njoftimin e Ipeshkvisë Tetovë-Gostivar.
Kryeshefi i Inspektoratit komunal në Komunën e Tetovës, Sadat Sulejmani dje tha se ka vendim edhe për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit, por nuk dihet se kur do të prishet i njejti.
Të Tjera
FNA: Udhëheqësi i përjetshëm i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, shpërblehet me postin e pro-Rektorit për shkencë
Tetovë, 28 Nëntor 2024 – Vullnet Ameti, i cili ka thyer rekord me dhjetëra shkelje ligjore dhe statutare, të denoncuara...
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Average Rating