
Kovaçevski: Në mandatin e ardhshëm do të zbatojmë procesin e vetingut
“Nëse e kemi nderin të udhëheqim Qeverinë, në mandatin e ardhshëm do të bëjmë një proces vetingu dhe jo vetëm për zyrtarët e emëruar dhe të zgjedhur, nga kryeministri te ministrat, deri te doganat, gjykatat dhe prokuroritë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetarëve për të komentuar një sondazh, sipas të cilit 80 për qind e qytetarëve e konsiderojnë korrupsionin si problemin më të madh në vend.
“Ka një proces që do të kryhet në vend, ai është procesi i vetingut të zyrtarëve të emëruar dhe të zgjedhur, por ndoshta duhet të shtrihet edhe tek personat fizikë dhe juridikë. Shqipëria e zbatoi atë proces. Te ne Qeveria ka dashur ta zbatojë, por është penguar nga BE-ja, nuk e di për çfarë arsyesh.
Megjithatë, nuk ka kush ta ndalë atë proces në zgjedhjet e ardhshme kur do të kemi sërish nderin të udhëheqim qeverinë dhe në atë proces do të mund të identifikohet saktësisht se kush është për promovim, kush për përmirësim dhe kush nuk mundet kryejnë një funksion të caktuar dhe duke e bërë këtë, të gjithë do të jenë të përfshirë, jo vetëm për të pasur kryeministrin dhe ministrat çdo ditë në televizion dhe për të parë pyetësorët e tyre çdo ditë, por ata duhet t’i shikojnë të gjithë, nga doganat, gjykatat dhe prokurorët”, thotë Kovaçevski.
Sipas tij, është fakt që qytetarët e dinë saktësisht se çfarë duhet të rregullohet në vend, por gjithashtu, thotë ai, është fakt që Qeveria po punon në rregullimin dhe përmirësimin e fushave që janë të rëndësishme për qytetarët.
Të Tjera
Faton Ahmeti me një porosi të Ismail Qemalit:, ja kunt ia dedikon!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë përmes një postimi ka dërguar porosi për...
Shumicë pa Badenter!
Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika...
Nafta dhe benzina me çmime të reja – qytetarët përballen me shtrenjtim të dyfishtë
Rriten sërish çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut – nafta arrin në 72 denarë për litër Çmimet e derivateve...
Sa i sigurt është ushqimi në Maqedoninë e Veriut?
Konsumatorët në Maqedoni konsumojnë ushqim të sigurt, ndërsa cilësia e ushqimit konfirmohet nga prodhuesit ose përpunuesit. Njëherësh edhe numri i...
Ndalohet një shofer nga Ohri, goditi dy këmbësorë me makinë prej të cilëve njëri ndërroi jetë
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.06.2025) në orën 22:30, SPB Ohër u njoftua se në një...
“1 vit pa dinjitet” – BDI akuzon Qeverinë për izolim
BDI ka publikuar një video me titullin “1 vit pa dinjitet”, ku kritikon ashpër politikat shtetërore dhe qeveritare të këtij...
Average Rating