
Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë
Faqja e internetit “Passport Index” publikoi listën e pasaportave më të fuqishme në botë dhe sipas listës së fundit, në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Passaport Index” rendit pasaportat e 96 vendeve të botës.
Mbajtësit e pasaportave të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të udhëtojnë në 180 vende të botës pa vizë.
Vendin e dytë, me mundësinë e udhëtimit në 178 shtete pa vizë, e ndajnë pesë shtete, Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.
Vendi i tretë pa vizë mund të udhëtojë në një vend më pak – 177, dhe atë e ndajnë pesë vende, përkatësisht Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Austria dhe Zvicra.
Gjashtë shtete janë në vendin e katërt Danimarka, Belgjika, Portugalia, Polonia, Irlanda dhe Koreja e Jugut, dhe ata që kanë këto pasaporta mund të udhëtojnë në 176 vende pa vizë.
Në vendin e gjashtë janë tre pasaporta – sllovake, amerikane dhe australiane. Me to mund të udhëtoni në 174 vende pa vizë.
Sllovenia ndan vendin e shtatë me katër vende të tjera, Maltën, Estoninë, Lituaninë dhe Kanadanë, dhe qytetarët e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 173 vende.
Kroacia është gjithashtu në top 10, duke e ndarë atë vend me Letoninë, Islandën dhe Lihtenshtajnin. Me këto pasaporta mund të vizitohen 172 shtete pa vizë.
Ata që kanë një pasaportë bullgare, rumune ose qipriote pa viza mund të hyjnë një vend më pak (171).
Pasaporta serbe është në vendin e 32-të dhe me të mund të udhëtoni në 137 shtete pa vizë.
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 36-të, së bashku me Samoa dhe Tuvalu, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në 130 vende pa vizë.
Pasaporta e Malit të Zi është në vendin e 37-të, e cila e ndan atë me pasaportën turke dhe me to mund të udhëtoni në 129 vende pa vizë.
Pasaporta e Bosnjës dhe Hercegovinës është në vendin e 44-të dhe ata që e zotërojnë mund të vizitojnë 121 vende pa vizë.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating